Palestine

Të gjithë jemi banorë të Jerusalemit

Para 25 vitesh është rrënuar muri i Berlinit. Fjalimi i njohur i John Kennedit ”Unë jam Berlinas” e bëri murin simbol të Perëndimit i cili paraqet personifikim”të dytit” kundër të cilit me dekada ka luftuar, duke arsyetuar në atë mënyrë luftërat e panumërta dhe diktaturat si dhe represionin e brendshëm. 9 nëntori 1989 ka shënuar përfundimin e Luftës së Ftohtë, ndërsa arabët dhe myslimanët u bënë armiqtë të rinj. Ndërtimi i murit të ri, shumë më të lartë dhe të gjatë filloi në vitin 2002. Ky mur paraqet mjetin për grabitjen masive të tokës, resurseve dhe pastrimit etnik. Muri izraelit i aparthejdit i ndërtuar në tokën e okupuar palestineze, krijon Bantustan, duke ndarë fermerët palestinez nga fermat e tyre, familjet nga të afërmit e tyre, fëmijët nga shkollat e tyre. Kjo e bënë shtetin palestinez apo të drejtën e tyre për vetëvendosje të pamundshme. Për fat të keq, sot ky mur është simbol i paradigmës të “botës së lirë”, nën maskën e “sigurimit” dhe”vetëmbrojtjes”, çdo gjë është e lejuar. Muri i Jerusalemit dhe izraelit është arenë e re simbolike e fushëbetejës. Nuk ka urë ajrore amerikane dhe fjalime grandioze, por vetëm rezistencë e përditshme kundër Izraelit që të përjashtojë Palestinezët dhe kuartet e tyre nga qyteti, dhe e tëra me qëllim të asgjësimit të Palestinezëve dhe të drejtës së tyre në Jerusalem si kryeqytet të tyre. Konfliktet gjatë gjithë Jerusalemit lindor të okupuar janë zgjeruar me 7 nëntor. Vetëm në kampin e refugjatëve Shuafat, me dhjetëra njerëz janë lënduar, në qytetin Bir Nabal, këshilli popullor e ka rrënuar pjesën e murit. Palestinezët nga Jerusalemi nuk do të presin që bashkësia ndërkombëtare të përmbush detyrimet e saja dhe të sigurojë që Izraeli do ta rrënojë murin, detyrimin të cilin e ka konfirmuar Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë në aktgjykimin e vet nga viti 2004. Tani protestat e Jerusalemit janë zgjeruar tek banorët palestinez të Izraelit në Galile dhe gjatë Bregut Perëndimor. Sot është momenti që njerëzit në tërë botë duhet bashkuar solidariteti dhe  duhet të dënojnë jo gatishmërinë e liderëve të tyre politik të thuan:” Unë jam banor i Jerusalemit”.

Jerusalemi gjithmonë ka qenë në qendër të strategjisë izraelite. Gjatë periudhës së pastrimit etnik në vitin 1948, masakra më e tmerrshme  kundër qytetarëve palestinez ka ndodh në Deir Yassin në periferi të Jerusalemit. Nga koha kur filloi okupimi i pjesës lindore të qytetit në vitin 1967, Izraeli pa ndërprerë punon në aneksimin e tërë Jerusalemit dhe fshirjen e të gjitha gjurmëve të prezencës palestineze në qytet. Në kohët  e fundit agresioni izraelit në Jerusalem dukshëm është rritur.

 Në dy muajt e fundit, Izraeli ka paralajmëruar ndërtimin e mbi 3600 njësive banesore në dhe rreth Jerusalemit, duke marrë sa më shumë tokë palestineze për kolonët çifut. Në kuartin Silwan kolonët ilegal kanë zënë 25 banesa palestineze. Përveç kësaj Izraeli ka shkaktuar zemërimin e tërë botës myslimane me sulmet në xhaminë Al-Aksa dhe kompleksin e Tempullit. Në gjashtë muajt  e fundit ushtria izraelite dhe kolonët të cilëve rregullisht i janë bashkangjitur liderët politik izraelit gati pothuajse çdo ditë e kanë okupuar hapësirën rreth Al Aksasë. Ata të cilët hyjnë në xhami duhet lënë letërnjoftimin, ndërsa shumë vetë pas daljes nga xhamia i kanë marrë në biseda informative në stacionin policor izraelit në Jerusalem. Për here të pare që nga koha kur Salahudini ka çliruar Jerusalemin nga kryqtarët, forcat izraelite okupuese dy here tërësisht e kanë mbyllur kompleksin e Tempullit dhe kanë ndaluar thirrjen e ezanit për namaz. Prezenca e madhe e policisë izraelite në tërë qytetin po i frikëson palestinezët.

Sulmet izraelite në Jerusalem kanë qëllim të arrijnë dominimin e plotë mbi kryeqytetin palestinez dhe vendit të shenjtë, xhamisë Al Aksasë. Përveç kësaj ata punojnë në realizimin e përpjekjes që të krijohet korridori i vendbanimeve nga Jerusalemi gjer në Detin e vdekur për të rritur segregacioni i Bregut Perëndimor. Kjo ishte edhe një nga fazat e planit të Ariel Sharonit, me të cilin përpiqet”lirimi” i të gjitha getove palestineze të zënë rob nga muri i aparthejdit, me të cilin po e anekson pjesën e mbetur të tokës dhe pamundësohet çdo përpjekje e vetëvendosjes palestineze. Në kodrat të cilët shtrihen nga Jerusalemi e gjer tek lugina e Jordanit aktualisht po kryhet pastrimi etnik mbi 46 njësi palestineze beduine. Njëkohësisht për momentin është duke u zhvilluar projekti u hapjes së tunelit nga Al Aizairi gjer në Anat, me ç’rast është duke u mbyllur rruga historike e cila lidh pjesën jugore të Bregut Perëndimor me veriun. Në qershor të këtij viti kalimi i  cili gjendet në veri të Betlehemit ka qenë përkohësisht i mbyllur për të gjithë ata të cilët nuk kishin leje përkatëse, që paraqet provën e izolimit të pjesës jugore të Bregut Perëndimor. Të ballafaquar me realitetin represioni izraelit shërben vetëm si diskursi i brendshëm gjersa politikanët bëjnë thirrje në shfrytëzimin e forcës së tepërt që të rikthejnë perceptimin e forcës së pamposhtur, posaçërisht pas humbjes të cilët kanë përjetuar gjatë verës së këtij viti në Gazë. Kjo nuk e zvogëlon rezistencën palestineze. Pamjet rrëqethëse të 16 vjeçarit Muhamed Abu Kadirit të cilin grupi i kolonëve izraelit me 2 qershor e ka kidnapuar dhe të gjallë e ka djegur, ka shkaktuar “Intifadën e Jerusalemit”. Vetëm sulmet izraelite të tmerrshme në Gazë kanë larguar zemërimin dhe protestat në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe në Galile. Protestat janë intensifikuar menjëherë pas masakrës së kryer pasi që Izraeli ka paralajmëruar ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe uzurpimin e 400 hektarëve tokë palestineze në Jerusalemin e okupuar. Nuk është befasi që njëri nga sloganet e njohura në protestat e Jerusalemit ishte:” Kaloni në Bregun perëndimor për hire të Zotit”. Edhe pse me dhjetëra protesta po shpërndahen, intifada e tretë e vërtet tek do të shpërthejë. Njëri nga arsyet që demonstruesit në Bregun Perëndimor, përveç represionit izraelit, po përballen edhe me forcat policore të administratës palestineze, e cila ndalon protestat nën kontrollin e tyre si pjesë” e koordinimit të sigurisë” me Izraelin. Pengesa e dytë është mungesa e udhëheqjes së bashkuar palestineze. Kryetari i vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abbas, në disa raste ka folur kundër intifadës së tretë. Partitë politike palestineze gjer tani nuk kanë treguar përgjegjësi të mjaftueshme të formojnë strategjinë kombëtare të rezistencës e cila do të kishte nxjerr përfitimin politik nga intifada.

Pas intifadës së pare e cila si rezultat kishte marrëveshjen e Oslos dhe intifadës së dytë ka sjell gjer te forcimi i lëvizjeve neoliberale dhe proamerikane në vetëqeverisjen palestineze. Palestinezët me të drejtë janë skeptik në rezultatin e mundshëm politik edhe të një intifade pa udhëheqje të duhur. Thirrjet në luftën palestineze, të cilët kanë strategjinë më të mirë, vijnë nga rrugët. Përkrahje rezistencës dhe të drejtës së popullit palestinez në Jerusalem, nënshkrimi i statutit të Romës me të cilin kriminelët izraelit të luftës do të mund të nxirren para gjyqit të drejtësisë, si dhe fundi i “koordinimit të sigurisë” në mes vetëqeverisjes palestineze dhe Izraelit. Ata të cilët janë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të thirren në përgjegjësi. Duket se ky qëllim i lehtë prej tri pikave i cili po zhvillohet nëpër rrugët e Palestinës, ka më shumë potencial të thejë bllokimin aktual dhe të ndërtojë bazë solide për shpërthimin e pashmangshme të intifadës së tretë, se projektet diplomatike të liderëve botëror dhe palestinez.

Koha është që të gjithë neve, në Palestinë dhe përgjatë tërë botës të themi: “Ne jemi të gjithë banor të Jerusalemit”.