Ambasadori i Marokut në SHBA emërohet “Ambasador Arab i Vitit”
New York –
Ambasadori i Marokut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Reshad Bouhlal, është emëruar ”Ambasadori Arab i Vitit” nga Dhoma Kombëtare e Tregtisë - SHBA-Arabe.
Diplomati maroken, i cili u emërua ambasadori në Uashington në vitin 2011, do të nderohet gjatë një dreke gala që do të mbahet të premten, më 12 Dhjetor 2014, në hotelin Willard Intercontinental në Washington, D.C.
Para se të emërohej nga Mbreti Muhammed i VI-të, në muajin nëntor, 2011, Reshad Bouhlah kishte shërbyer në një numër të kryeqyteteve kryesore dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Pas një karriere 20-vjeçare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ambasadori, Reshad Bouhlal u emërua ambasador i Mbreti Hassan II i Marokut në Belgjikë dhe Luksemburg, si dhe përfaqësuesi i vendit në Komunitetet Europiane. Në vitin 1999, ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit. Në vitin 2004, z. Reshad Bouhlal u emërua Ambasadori i Marokut në Republikën Federale të Gjermanisë.
Ambasadori i Vitit tani është në vitin e tij të dhjetë. Vitin e kaluar, ky titull ishte dhënë për ish-ambasadorin e Katarit në Uashington, Z. Muhammed Ben Abdullah Al-Rumaihi.
Në edicionet e mëparshme, me titullin “Ambasador i Vitit” u shpallën ambasadorët nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Omani, Katari, Libia dhe Tunizia.
Ky titull i veçant, për ambasadorët arabë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhurohet në shenjë nderim për arritjet e tyre të shquara në avancimin e marrëdhënieve amerikano-arabe komerciale.