“Irani është armik i SHBA-ve e jo partner”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu prapë po merret me retorikën e njohur të tij antiiraniane. Nëpërmjet video porosisë i është drejtuar organizatës Federatës Hebrenje të Amerikës Veriore(JFNA), e cila e ka selinë në Uashington në të cilin është mbajtur samiti treditor. Video porosinë e ka edituar gazeta izraelite Jerusalem Post.
Në porosinë kryeministri izraelit Netanyahu edhe një herë e paralajmëroi SHBA-në lidhur me Iranin, duke theksuar se Irani” është armik i Amerikës, e jo partner”. Njashtu ceku se SHBA-ja nuk mund të llogaris në Teheranin në luftë kundër ISIS-it dhe se nuk duhet lejuar që Irani të mbajë programin nuklear. Të rikujtojmë, SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore aktualisht gjenden në bisedime me Iranin lidhur me programin nuklear të tij. Gjersa SHBA-ja ndoshta është i gatshëm të pranojë programin nuklear iranian në kapacitete të zvogëluar të tij, Izraeli ashpër e kundërshton atë dhe kërkon që Iranit assesi të mos i lejohet përdorimi i programit nuklear, për shkak të mundësisë që një ditë Irani do të mund të prodhojë armë nukleare. Qëndrimet izraelite ndaj programit nuklear iranian, për të cilin Teherani që nga dita e pare thekson se e shfrytëzon vetëm për qëllime paqësore, janë cinike duke marr parasysh se Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Afërt i cili posedon armatim nuklear dhe i vetmi në botë i cila nuk e pranon atë (fjala është për”sekretin publik” më të madh në botë). Më tutje Irani është shtet nënshkrues i paktit për jo profilerim, ndërsa Izraeli jo.
Benjamim Netanyahu është posaçërisht i shqetësuar se bisedimet në mes SHBA-ve dhe Iranit do të rezultojnë me ndërprerjen e sanksioneve ekzistuese ndaj Iranit. Netanyahu në shumë raste ka kërcënuar me agresionin ushtarak kundër Iranit duke theksuar se do të shkatërrojë objektet iraniane nukleare. Por kjo nuk ka ndodh. Izraeli u përpoq që ta bind SHBA-në se këtë punë të kryejnë ata në vend tyre, e në një periudhë të caktuar situate ishte tepër e tensionuar. Por pas ndërrimit të pushtetit në Iran, nga koha kur u zgjodh kryetari Hasan Ruhani, erdhi gjer te zbutja e marrëdhënieve në mes Teheranit dhe Uashingtonit, me ç’rast Izraelin e bënë edhe më të shqetësuar.
“Disa njerëz sugjerojnë se Irani mund të ndihmojë Amerikës të zgjidh problemin në Lindjen e Afërt, por Irani nuk është pjesë e zgjidhjes, Irani është pjesë e problemit. Irani nuk është partner i Amerikës, Irani është armik i Amerikës dhe duhet të trajtohet si armik”, ka porositur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Më së keqi që mund të ndodh është që bashkësia ndërkombëtare të bie dakord në marrëveshje me të cilin Iranin do të vendosin buzë ekzistimit të forcës nukleare, dhe sanksionet të ndërpriten. Kjo do të ishte katastrofë e përmasave historike. Kjo do të forcojë të gjithë ndërmjetësit terrorist iranian përgjatë rajonit. Kjo do të inkurajonte garën në armatimin nuklear në mes sunitëve dhe shiitëve e cila do të kërcënonte tërë planetin. Kjo do të paraqiste kërcënim të madh për shtetin e Izraelit”, përfundoi kryeministri izraelit.