Komandanti i Al-Kaidës dorëzohet në Jemen
Në Jemen, një komandant i militantëve të al-Kaidës u dorëzua tek luftëtarës e Lëvizjes të muslimanëve shi’i, në Jemen.
Raportet thonë se Ali Abdullah al-Ba'ni u dorëzua pasi luftëtarët i rrethuan militantët e al-Kaidës në qytetin e Odain, në provincën jugore të Ibb-it.
Ky qytet, Odain, që ndodhet në jugperëndim të kryeqytetit, Sana, ishte nën rrethim për pesë ditë.
Zona ka qenë dëshmitare e përleshjeve mes luftëtarëve të Ansarullahut dhe militantëve të al-Kaidës për më shumë se një muaj.
Në muajin tetor, militantët al-Kaidës morrën kontrollin e qytetit, kryer sulme kundër policisë dhe ndërtesave qeveritare.
Në fund të muajit të kaluar, anëtarët e Ansarullahut, gjithashtu, morrën nën kontroll qytetin strategjik të Radmaa-s në krahinën qendrore të Ibb-it në Jemen, pas përleshjeve me militantët al-Kaidës.
Një udhëheqës i luftëtarëve të Ansarullahut të Jemenit akuzoi qeverinë e Jemenit për dështimin për të përmbushur përgjegjësitë e veta për të ofruar siguri prej kërcënimeve nga terroristët tekfiristë në rritje në rajon.
Shejh Abdul-Malik al-Houthi paralajmëroi më 4 nëntor 2014 se militantët janë të përhapur në të gjithë vendin, ndërsa aparati i sigurisë dhe qeveria dështuan për t'u përballur me terroristët tekfiristë.
Lëvizja Houthi ka luajtur një rol të madh në kryengritjen popullore që e detyroi Ali Abdullah Salehun të japë dorëheqje, pas më shumë se 33 vjetësh në pushtet.