Vizita e Edi Ramës në Serbi si një mollë sherri në mes të Beogradit
Jo më larg se 5 ditë më parë Kryeministri Edi Rama vizitoi Serbinë. Në këtë vizitë ai pati një takim diplomatik më homologun e tij Aleksandër Vucic. Një takim që solli shumë polemika të ashpra si nga qeveritarët e të dyja shteteve, ashtu edhe nga populli. Shqiptarët nuk e pritën mirë planin e vizitës së Ramës në Serbi dhe disa prej tyre premtuan për protesta edhe bojkot të aeroportit “Nënë Tereza” kur Kryeministri do të kthehej për në atdhe.
Një takim me shumë replika dhe shumë debat. Një takim që nuk u mirëprit nga serbët dhe ku cdo fjalë u keqinterpretua apo u quajt provokim. Një takim që u vlejti vetëm kosovarëve. Një takim i cili ka ngatërruar gjithë sistemin politik ballkanas duke vën në dilemë shtetet e mëdha.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën e tij në Serbi si një moment historik dhe një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve. Lidhur me reagimet e palës serbe mbi deklarimet e tij për Kosovën, zoti Rama rikonfirmoi të njejtin pozicion duke shtuar se ajo që duhet të reflektojë mbi këtë cështje është pala serbe. Vizita e zotit Rama u cilësua sot si mjaft e rëndësishme dhe historike edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu i cili historikisht ka mbajtur një rol pasiv edhe spektatorial në politikën shqiptare duke duartrokitur kur nuk duhej dhe duke ndërhyrë kur si takonte sic ishte edhe rasti i guvernatorit Fullani ku, në moment që Shqipëria u ngrit në këmbë për shkarkimin e tij dhe venjen para drejtësisë, Arvizu mbante deklarat duke e quajtur protestën të pahijshme dhe të pavend. Një Ambasador i cili dhuroi lule për policinë e shtetit kur kjo e fundit kryente dhunë barbare mbi popullin edhe arrestonte persona të paprecedentë thjesht për reklamë policeske.
Por cfarë ndodhi realisht pasi Kryeministri u kthye në atdhe? Pas kthimit nga vizita e tij në Beograd dhe në Luginën e Preshevës kryeministri Edi Rama u shfaq një ditë më pas në Tiranë për të folur sërish rreth saj dhe efekteve që ajo pati. Në kryeqytetin serb vizita shkaktoi tronditje për shkak të deklarimeve të zotit Rama rreth Kosovës. Ndër shqiptarët në rajon u shoqërua me entuziazëm dhe nota triumfalizmi, ndërsa në Shqipëri debatet dhe analizat u përqëndruan mbi rezultatin konkret të saj.
Vetë zoti Rama foli për një pikë kthese të plotë në marrëdhëniet mes dy vendeve: “Padyshim e konsideroj këtë një moment me rëndësi historike. Për mua, vizita e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj, përsa na takon. U thye një akullnajë e shtresëzuar në dekada të gjata luftërash, konfliktesh, ndasish të pangushëllueshme në mes të Europës.Ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe jemi sot më afër se ç’ishim para dy ditësh, edhe pse rruga që duhet të bëjmë për t’u bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se rruga që bëmë këto dy ditë”-theksoi Rama në konferencë për shtyp.
Takimet e tij në Beograd dhe afrimi mes palëve u duk se u errësua nga deklarimi publik i kryeministrit shqiptar për Kosovën, ndonëse më pas palët u ulën sërish duke finalizuar në mbrëmje edhe nënshkrim marëveshjesh të rëndësishme. Kryeministri Rama edhe sot nuk i hoqi asnjë presje qëndrimit të tij, ndërkohë që u shpreh i keqardhur nga reagimi i palës serbe: “Nuk ka si mos të të vijë keq, kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shoshë, apo që e kanë të pamundur të hapin sytë, për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve. Dhe nuk jam unë që e krijoj problemin e tyre në raport me Kosovën, por janë ata që duhet ta zgjidhin këtë, si një problem të madh të vetvetes me të shkuarën dhe me të ardhmen e tyre”.
Një ditë më parë edhe zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Komisionit europian për politikën e Jashtme Federica Mogherini e vlerësoi si një hap mjaft të rëndësishëm dhe fillimin e një faze të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, viziten e kryeministrit Rama. Një deklaratë në kohën kur Shqipëria organizon protesta kundër reformave të rrezikshme edhe vendimeve negative që Qeveria po ndërmer kundër popullit të saj.
A kishte rëndësi vizita e Ramës në Beograd? Për politikën tonë dhe atë Europiane pati rëndësi të thellë diplomatike me qëllimin sem ë në fund Serbia do të pranonte pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm që nuk ndodhi kështu. Jo vetëm që situata thelloi zemëratën e serbve, por ky takim mund të jetë një ogurzi për nisjen e një gjenocidi në Kosovë nga pala Kosovare e ndihmuar nga ajo Ruse ku Kryeministri Vucic priti në një takim urgjent udhëheqësin e Rusise Vladimir Putin për tu këshilluar në lidhje me qendrimin e tij mbi Kosovën. Një takim që ngrohu krahët e Serbve dhe që mund të jetë një shenjë për një gjenocid të ri duke pasur parasysh edhe marrdhënjet e coptëzuara të Rusisë me fuqitë e mëdha të BE-së mbi luftën në Krime. Jo më larg se dy ditë më parë, janë parë në Kosovë rupa ushtarake serbe dhe ruse të cilat stërviten në kufirin Serbi-Kosovë. Një panoramë e qartë që dëshmon frikën e një gjenocidi Alla-Sirian në
Kosovë. Një gjenocid, i cili po filloi do të jetë më i egër se ai në Siri dhe më i dëmshëm se gjenocidi i parë në 1999-ën kur Serbia goditi pamëshirshëm Kosovën duke vrarë dhe përdhunuar me qindra persona edhe disa të tjerë i dëboi nga shtëpitë e tyre ku gjetën strehim në tokën Shqiptare. Nëse ky konflikt do të vazhdojë, parashikohe një fund jo i mirë i Kosovës ku rrezikon të goditet edhe Shqipëria.
CITAT:
“Jeta është luftë në xhunglën e Zotit. Sipas ligjit, mbijeton më i forti”!