Universiteti Al-Mustafa me 150 degë të Dar-ul-Kur’anit
Përfaqësuesi kulturor dhe edukativ i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa tha se ka 150 degë të Dar-ul-Kur'anit në vende të ndryshme.
Duke folur në një program të transmetuar nga Radio Kur'anore e Iranit të shtunën, Huxhet-ul-Islam Muhammed Riza Saleh shtoi se universiteti ofron tituj të lartë, ekspert Kur’anor dhe se 1000 individë kanë diplomuar ose janë duke studiuar në këto fusha.
Ai iu referua fushave si Kur’ani dhe Psikologjia, Kur'ani dhe Shkenca, Kur'ani dhe Menaxhimi, si disa nga fushat të tjera Kur'anore janë ofruar nga institucioni akademik.
Huxhet-ul-Islam Muhammed Riza Saleh theksoi se Universiteti Al-Mustafa është një institucion fetar i përkushtuar për të stërvitur, ushtruar dijetarë muslimanë të përkushtuar.
Universieti Ndërkombëtar al-Mustafa ka studentë nga pjesë të ndryshme të botës të cilët studiojnë në nivelet Bachelor, Master dhe PhD, deklaroi ai.
Sipas faqes së internetit të universitetit, duke i udhëzuar juristës, studiuesit, mësuesit, dhe mendimtarët e devotshëm dhe të përkushtuar muslimanë, dhe qartësimin dhe diturinë zgjeruese Kur'anore dhe pikëpamjen Islame dhe përhapjen e teorive islame, mësimet hyjnore dhe njohuritë humane janë ndër objektivat kryesore të Universitetit Al-Mustafa.
Universiteti Ndërkombëtar al-Mustafa ka degë në vende të ndryshme, si dhe shkollat e degë të tilla si Kolegji Islamik i Londrës, Kolegji Islamik në Indonezi dhe Kolegji Islamik Gana.