Palestine

Palestinezët kanë demonstruar në qytetin e Gazës kundër vonesave në procesin e rindërtimit në Rripin e Gazës

Shkatërrimi në Gaza nga Izraeli
Shkatërrimi në Gaza nga Izraeli

Sipas Press TV, njerëzit u mblodhën jashtë selisë së OKB-së në qytetin e Gazës të mërkurën për të protestuar kundër vonesave në procesin e rindërtimit në enklavën e bllokuar, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë agresionit të fundit të fundit ushtarak të Tel Avivit.

Demonstrata u organizua nga Lëvizja e Rezistencës Hamas. Protestuesit i bënë thirrje OKB-së për të përshpejtuar procesin e rindërtimit dhe të lehtësojë transferimin e materialeve të rindërtimit.

 

Qindra familje, që humbën shtëpitë e tyre gjatë sulmit të regjimit izraelit në Gaza, kanë kërkuar nga Agjencia e Ndihmave e OKB-së për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërme të marrë përgjegjësinë ndaj refugjatëve në territorin e rrethuar palestinez.

 

Më shumë se 15.500 njësi banimi janë dëmtuar nga sulmet izraelite, ndërsa mbi 2.200 shtëpi janë shkatërruar tërësisht, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga burimet palestineze.

 

Me ditë më ftohta të dimrit që afrohet, më shumë se 100.000 banorë  janë ende të pastrehë në Gaza.

 

Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar  5.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.

 

Ekspertët palestinez, megjithatë, kanë thënë në një raport të fundit se rindërtimi i Gazës do të kushtojë rreth 7.700.000.000 –(USD -Dollar-amerikan).