Iraku

Miliona në mbarë botën përkujtojnë Ashuren

Muslimanët shia në mbarë botën me procesione dhe ceremoni  të marten përkujtuan martirizimin e Imam Husejnit.

 

Në Iran, njerëzit e përkushtuar mbajti zi për martirizimin e Imam Husejnit dhe shokëve të tij besnik që rënë dëshmorë në Betejën e Qerbelasë në vitin 680.

 

Qyteti i shenjtë i Qerbelasë në Irak ishte gjithashtu skenë e zisë, e procesioneve, ku miliona vizitorë e kanë përkujtuar këtë ngjarje tragjike nën masat e rrepta të sigurisë.

 

Në Arabinë Saudite, Nigeri, Afganistan dhe Pakistan, muslimanët shënuan përvjetorin e Ashures, pavarësisht nga sulmi terrorist që kishte për qëllim ndalimin e ceremonive në qytetin saudit al-Ahsaa, ku u vranë mbi 23 martirë, në shënjestër ishte edhe qytetin nigerian, Potiskum, ku gjithashtu u vranë mbi 15 martirë.

 

Për shekuj me radhë, muslimanët shia kanë përkujtuar Ashuren, një ditë e shenjtë që pëkujton betejën e shekullit të 7-në mes të një sundimtari të padrejtë dhe të Imam Husejnit  nipi i Pejgamberit të Shenjtë, të Islamit, Muhammedit (a.s.).

 

Ceremonitë e Ashures simbolizojnë qëndrimin e përjetshëm  dhe të palëkundur të së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe luftën për drejtësi, liri, kundër asaj që ishte tirani, realizuar nga Imam Husejni.