Dy femra në gjyq për shkak të përpjekjes për t'u bashkuar me Al-Kaidën
Dy femra Saudite do të dalin në gjyq këtë javë për orvatje për t'u bashkuar Al-Kaidës pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Jemenin fqinjë, raportoi gazeta online.
Femrat thuhet se ishin të shoqëruara nga gjashtë fëmijë dhe tre kontrabandistë nga Jemeni, shkruan gazeta. Dy femra, të dyja punonjëse të qeverisë, janë të njohur për mendimet e tyre ekstreme dhe anti-qeveritare dhe thuhet se ato janë përpjekur për të nxitur të rinjtë të bashkohen me grupin terrorist, raporton burnews.com, duke cituar mediat lokale.
Të dy femrat i kanë inkurajuar edhe të rinjt sauditë përmes faqeve të rrjeteve sociale për të luftuar jashtë vendit dhe u përpoqën të nxisin disidencën në mesin e grave dhe të miturve, shkruan gazeta.
Dy femrat u akuzuan zyrtarisht për nxitje për kryengritje, pasi llogaritë e tyre të Twitter u zbuluan se përmbanin thirrje për organizimin e demonstratave në kundërshtim me një premtim të mëparshëm që kishin dhënë kur ishin arrestuar për pjesëmarrje në një protestë në Buraidah, Kassim.
Dy femrat kanë pranuar se kanë zhvilluar veprimtari ilegale, duke u angazhuar në demonstrata, njoftoi gazeta.