Kulturë

Kur’ani-në Telefon: Kompania ruse krijon mobilin e parë për muslimanët

Një telefon celular i veçant vetëm për muslimanët – i cili ka të instaluar Kur'anin në rusisht dhe arabisht dhe alarmin për namaz, - do të dalë në shitje në Rusi në fund të muajit nëntor.

 

Prodhuar nga BQ-Mobile, telefoni celular pritet të bëhet një pajisje popullore për muslimanët në Rusi. Navigatori automatikisht përcakton vendndodhjen e përdoruesit dhe gjithashtu përcakton Lindjen, drejtimin e Kibles, Mekën.  

 

Para se të krijojnë pajisjen, ekspertët kanë studiuar interesat e besimtarëve. Ata kanë pyetur se çfarë lloj pajisje, vegle, do të jenë e dobishme për ta në jetën e përditshme. Menuja e telefonit celular është shumë e thjeshtë dhe e qartë, përdoruesi mundet në disa klikime të kthehet tek suret (kapitujt) e Kur'anit, tha Timur Imaev, një përfaqësues i Administratës Qendrore Shpirtërore të Muslimanëve të Rusisë, siç citohet nga Agjencia e Lajmeve TASS.

 

BQ-Mobile i ka thënë Agjencisë TASS se telefoni do të dalë në shitje në mbarë vendin deri në fund të muajin nëntor. Kompania tha se së shpejti do të publikojë fotografitë zyrtare të telefonit dhe specifikat e saj teknike.

 

Telefoni i ri duhet të gëzojë popullaritet të gjerë, pasi ai do të jetë në dispozicion për të gjitha grupet shoqërore, tha para gazetarëve kryetarja e Bashkimit të Grave Muslimane, Naila Ziganshina.

 

BQ-celular është një prodhimi i ri i kompanisë ruse që shet telefona celular, smartphon me çmime të ulëta. 

Burimi: Rusia Today