İslamofobe

Belgjikë: Imamët maroken kritikohen për ”Njëgjuhësi”

Montasser Aide'emeh, një studiues belg dhe specialist në radikalizmin islamik dhe xhihadin ndërkombëtar, ka kritikuar Imamët maroken që flasin vetëm në një gjuhë.

 

Montasser Aide'emeh thotë:

Fakti që imamët janë njëgjuhësh, pengon ata për dërgimin e mesazheve shoqërore për të rinjtë belg të cilën kthehen në ekstremistë, sipas raportit të faqes së lajmeve të Belgjikes, belg levif website.

 

Ky është një turp që, edhe pas pesëdhjetë vjetësh, Imamët ende nuk flasin holandisht ose frëngjisht, ndërsa ne ende  i importojmë ata nga Maroku. Kjo është thjesht e turpshme kurse autoritetet belge nuk imponojnë kërkesat gjuhësore mbi imamët, shton ai.

 

Sipas Montasser Aide'emeh, kjo nuk mund të ndihmojë në arritjen e misionit shoqërorë  nga këta imamë maroken.

 

Sipas tij, Imamët duhet të njohin së paku dy gjuhë për të përcjellë në mënyrë efektive mesazhe sociale për të rinjtë belg musliman, në mënyrë që t’i mbrojnë ata që të bëhen ekstremistë dhe të bashkohen me  grupet terroriste në Irak dhe Siri.

 

Ne nuk mund të shpresojmë nga një imam i cili nuk e njeh gjuhën frënge (dhe të tjera) për t'u marrë me angazhimin shoqërorë të të rinjve, tha Montasser Aide'emeh.