Iraku

Ajetullah Sistani kërkon nga qeveria e Irakur për të ndihmuar fiset sunnite kundër ISIL-it

Ajetullah Ali Al-Sistani
Ajetullah Ali Al-Sistani

Autoriteti më i lartë i fetar i Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani, i ka bërë thirrje Bagdadit që të nxitojë në ndihmë të fiseve sunnite të Irakut në luftën e tyre kundër tekfiristëve të ISIL-it.

  

Sipas Press TV, në një deklaratë të lexuar nga një ndihmës i Ajetullah Ali Sistanit në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, pas namazit të ditës së Xhuma,  autoriteti më i lartë fetar, Sistani, përmendi masakrën e fundit kundër fisit Sunni,  Albu Nimr, në provincën Anbar, duke thënë: “Ajo që kërkohet nga qeveria irakiane ... është të ofrojë mbështetje të shpejtë bijve të këtij fisi dhe fiseve të tjera që janë duke luftuar kundër terroristëve të Daesh-it (ISIL).”

 

Kjo do të ofrojë mundësinë fiseve të tjera për t'u bashkuar me luftëtarët kundër Daesh (ISIL), tha ai.

 

Të enjten trupat e të paktën 220 burrave nga fisi Albu Nimr, i cili u pushtua nga ISIL-i para disa ditësh, u gjetën në dy varre masive.

 

Fisi Albu Nimr ka rezistuar kundër pushtimit ISIL-it që në fillim të muajit tetor.

 

Militantët e ISIL-it kanë kryer mizori të tmerrshme në Irak dhe Siri, duke përfshirë ekzekutime masive dhe prerje të kokës banorëve lokalë, si dhe shtetasëve të huaj.

 

Sipas një raporti nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mijëra militantëve të huaj nga 80 vende kanë hyrë në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku me ISIL-in ose me grupe të tjera të ngjashme.  

 

Ushtarët e ushtrisë irakiane kanë luftuar terroristët e ISIL-it për gati gjashtë muaj. Trupat janë betuar se do të bëjnë më shumë fitore në betejat e tyre kundër grupit ekstremist, i cili ka pushtuar sipërfaqe të mëdha të tokës në Irak dhe Siri.

 

Raportet thonë, gjithashtu, se forcat e armatosura irakiane kanë rrethuar të marten qytetin verior Baixhi, ndërsa ata përgatiten për çlirimin e qytetit strategjik dhe të pasur me naftë nga militantët tekfiristë të ISIL-it.