Gjermani

Fushatë në Gjermani në lidhje me Kryengritjen e Imam Hysejnit

Një fushatë ka nisur nga një numër i pedagogëve dhe studentëve të Qendrës së Studimeve Islame në Hamburg, Gjermani, për të paraqitur  objektivat dhe tiparet e kryengritjes të Imam Hysejnit.   

 

72 pedagogë dhe studentë të Qendrës Shkencore kanë planifikuar seanca me qëllim të përhapjes së mësimeve të Kryengritjes së Ashures.

 

Fushata filloi në natën e parë të Muharremit, të muajit të parë Hënor, sipas  Kalendarit të Hixhretit dhe do të vazhdojë për pesë netë.

 

Organizatorët planifikojnë të mbajnë seancat në pesë qytetet më të mëdha të Gjermanisë në muajin Muharrem të vitit të ardhshëm.

 

Islami është feja më e madhe e pakicave në Gjermani. Pjesa më e madhe e muslimanëve në Gjermani janë me prejardhje turke, pastaj janë komunitete më të vogla nga Pakistani, vendet e ish-Jugosllavisë, vendet arabe, nga Irani dhe Afganistani.

 

Çdo vit, miliona muslimanë në mbarë botën vajtojmë martirizimin e Imam Hysejnit (a.s.) dhe 72 shokët e tij besnikë në Ditën e Ashures, ditën e dhjetë të muajit Muharrem.

 

Ceremonitë e Ashures simbolizojnë qëndrimin e përjetshëm dhe të palëkundur të së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe luftën e njerëzimit kundër tiranisë të realizuara nga Imam Hysejni (a.s.)