Rreth 20 luftëtarë kinez luftojnë për Shtetin Islamik në jug perëndim të qytetit Kirkuk
Burimet e sigurisë irakiane njoftuan se rreth 20 luftëtarë kineze janë duke luftuar me organizatën Da'ish (Shtetit Islam), në jug-perendim të qytetit Kirkuk, duke theksuar se tre prej tyre janë vrarë nga sulmet ajrore.
Tre luftëtarët kinez të vrarë u varrosën në një varrezë në zonën Rashad, thonë burimet e sigurisë irakiane.
Ka njerëz të armatosur nga 12 nacionalite të cilët janë duke luftuar me organizatën Da'ish të Shtetit Islam,” thonë burimet.
Disa pjesë të qytetit Kirkuk, 280 km. në veri të Bagdadit, janë nën kontrollin e Da'ish-it, Shtetit Islam, pas pushtimit të qytetin Mosul dhe përparimit drejt krahinës Salahal-din dhe Diala.
Burimi: Iraq Trade Link