“Loja e dyfishtë e Turqisë në Siri
Burimet e mediave flasin për lojën e dyfishtë, të luajtur nga Turqia në Siri, ku ajo i ndihmon luftëtarët e Shtetit Islam me mbështetje të fshehtë, ndërsa pretendon se nuk do të marrë pjesë në luftë kundër tyre.
Burimet, duke cituar një zyrtar të SHBA, nuk njoftuan nëse mbështetja ka qenë financiare apo ushtarake, por konfirmuan se Turqia dhe Katari kanë përkrahur qarqet islame, duke përfshirë edhe në Libi.
Vëzhguesit besojnë se roli i fshehtë i Turqisë ka rezultuar në pabarazi midis koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër organizatës së Shtetit Islamik që çoi në ndryshimet e strategjisë së luftës.
Politikani turk, Nour el-Din Jilmaz theksoi se qëndrimi i dyfishtë i Turqisë ka ndikuar në luftën, në fatin e qytetit kurd Kobani të Sirisë.
Jilmaz beson se përkundër rëndësisë së qytetit Kobani, pranë kufirit të Turqisë, zbulohet mos-serioziteti i Kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajjib Erdogan, në vendimin për të mos marrë pjesë në luftë kundër Shtetit Islamik që krijoi tensioneve të reja ndërmjet Uashingtonit dhe aleatit të rëndësishëm rajonal, Turqisë, e cila rezultoi në izolim e Turqisë në rajon.
Raporte tjera të mediave zbuluan pak ditë më parë se vulat turke u gjetën në pasaportat e luftëtarëve të ISIS-it.
Sky News tregoi pasaportar e personave të armatosur të ISIS-it , të kombeve të ndryshme që u gjetën nga luftëtarët kurdë në qytetin e Sirisë, Kobani, të cilat kanë vërtetuan vazhdimësinë e qeverisë turke për lehtësuar hyrjen e anëtarëve të ISIS-it në Siri.
Përkundër deklaratave të Turqisë se ajo është një lojtar aktiv në luftën kundër organizatës ekstremiste, raportet kontradiktore kanë provuar të kundërtën, besojnë vëzhguesit.