Garat e para Kur’anore për femra janë planifikuar në Rusi
Garat e para Kur’anore për femra janë planifikuar të mbahen në Rusi. Garat Kur’anore janë në mësimin përmendësh të Kur’anit dhe në këndimin e Kur’anit, të cilat mbahen në Rajonin Saratov në Rusi, të cilat organizohen nga Zyrja për Çështje Fetare e rajonit Saratov.
Sipas Misr Al-Javm, Qendra Islamike e Qytetit do të jetë mikëpritëse e kësaj ngjarje Kur'anore më 2 nëntor 2014.
Rreth 30 femra të rajonit do të marrin pjesë në të katër kategoritë e garave.
Në mësimin përmendësh të gjyzeve ( Pjesë e Kur’ranit) nga dhjetë gjyza, pesë gjyza, dhe dy gjyza të Kur’anit dhe mësimin përmendësh dhe këndimin e Xhyzit 30-të të Kur’anit janë kategoritë e ndryshme të garave.
Pjesëmarrëset e moshës nën 14-të vjeçare do të konkurojnë në mësimin përmendësh të xhyzit të 30-të të Kur’anit.
Ekspertët e Këshillit të Myftinive të Rusisë dhe Shefi i Seksionit të Arsimit në Universitetin Islamik të Rusisë do të mbikëqyrë garat.
Pjesësmarrëset në Garat Kur’anore me rezultatet më të larta do të shpërblehen me shkuarjen në Umre, në Mekë të Arabisë Saudite.