Kulturë

Në xhaminë al-Aksa një kopje e Kur’anit daton nga shekulli i tretë i Hixhretit

Një kopje e vjetër e Kur’anit ndodhet në  Xhaminë Al-Aksa  daton nga shekulli e tretë i Hixhretit, tha një zyrtar i bibliotekës së xhamisë.

 

Sipas faqes së internetit Masdarak website, Uzbaki, i cili është përgjegjës i dorëshkrimeve të bibliotekës, prezantoi vlerat Kur'anore në një punim në një seminar të titulluar Dorëshkrimet e Kudsit të  Shenjtë dhe Palestinës dhe Rëndësia e Hulumtimit të këtyre veprave  dhe publikimi i tyre.

 

Seminari u mbajt më 28 tetor 2014 në Universitetin Bethlehem të Palestinës.  

 

Ai theksoi vlerën shkencore, historike dhe artistike të dorëshkrimeve duke shtuar se kopjet më të vjetra të dorëshkrimeve të Kur'anit janë shkruar në pesë shekujt e parë pas ardhjes së Islamit.

 

Zyrtari tha se biblioteka nga më të rëndësishme është në Kudsin e Shenjtë me më shumë se 2.000 dorëshkrime dhe me më shumë se 200 kopje të Kur'anit.

 

Uzbaki vazhdoi duke thënë se faqja më e vjetër e një dorëshkrimi kopje e Kur'anit është në dispozicion sot në Universitetin Leiden në Holandë dhe daton në vitet midis 70 dhe 80 të Hixhretit.