Kulturë

Facebooku ka potencialin e heroines

Në sallën për ligjërata në Brçko të Bosnjës, të shtunën me 1.11.2014, Fatmir Alispahiqi ka mbajt ligjëratën me titull: “Rrjetet sociale si mjet për asgjësimin e familjes”, në të cilin ka prezantuar disa nga hulumtimet botërore për dëmet e internetit dhe rrjeteve sociale në integritetin psiqik dhe social të individit, i cili me përqafimin e botës virtuale humb lidhjen ndaj realitetit dhe obligimet ndaj familjes.

Rrjetet sociale manipulojnë me dobësitë e njerëzve në të njëjtën mënyrë sikurse bëjnë bixhozi dhe droga, sepse ofrojnë pamjen e shtrembëruar të mundësisë dhe realizmit, në të cilin individi fiton iluzionin se është ai që nuk është. Kjo nevojë e pasionuar e njerëzve që në botën virtuele të formësojë identitetet e tyre, sipas dëshirës së vet, shpesh bëhet më e fuqishme nga përgjegjësia ndaj jetës reale. Të varurit nga rrjetet sociale i anashkalojnë obligimet e punës, familjen, fëmijët, partnerët, që  tregon se facebooku mban potencialin e heroinës, i cili në emër të iluzionit e rrëmben njeriun nga realiteti, ka thënë Fatmir Alispahiqi. Ai ka cek dobinë që shoqëria ka me zhvillimin e internetit, por gjer në kufirin e qartë në të cilin shpenzimi i kohës në rrjetet sociale bëhet humbje kohe dhe fillon të merr haraç nga familjet dhe obligimet të cilët individi ka ndaj jetës reale të tij.

A është facebooku edhe një projekt në kuadër të “teorisë së komplotit” për shkatërrimin e familjes së njeriut, është e parëndësishme në lidhje me faktin se familja asgjësohet edhe në këtë mënyrë, njëjtë me avancimin e drejtave njerëzore të qenve apo instalimin e të ashtuquajturve martesave të gjinive të njëjta. Nga disa drejtime globalisht atakohet në vlerat tradicionale që familja të humb vendin qendror në shoqëri. Rrjetet shoqërore për njoftim dhe lidhje, sikurse janë Twoo, Badoo, Zorpia dhe të tjerat, manipulojnë me epshet seksuale, pasi që individëve i ofrojnë mundësit që nën identitetin e mbuluar të bëhen të varurit e zinas virtuele, e më tutje edhe zinas reale. Muajve të fundit mund të shihen pronarët e e-mail adresave të zënë në çudi kur kanë marrë lajmërimet  nga këto rrjeta se janë të regjistruar , ndërsa vetë nuk janë  regjistruar, që do të thotë se dikush me vetëdije i fut njëherë në këto rrjete, duke llogaritur se shumica pastaj do të jenë të varurit e tyre. Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe dilerët(shpërndarësit) e heroinËs, të cilit i kultivojnë klientët e tyre, sikurse që ndonjë komiteti qendror global kultivon njerëzit të cilët në emër të varshmërisë nga rrjetet sociale do të anashkalojnë dhe braktisin familjet dhe obligimet e tyre, ka përfunduar Alispahiqi duke bërë apel te çdo individ në kujdesin maksimal dhe shpenzimin racional  të kohës në rrjetet sociale.