Eksperti nga Egjipti kërkon promovimin e Islamit të moderuar
Një mjeshtër i shquar egjiptian, ekspert i Kur'anit, kërkoi që mësimet e vërteta të Islamit të promovohen në mënyrë të moderuar, kështu tha në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për studentët muslimanë.
Duke folur për Agjencinë IKNA, Ahmed Ahmed Noaina i referohet ajetit 143 të Sures el-Bekare:
Kështu, Ne ju kemi bërë ju një bashkësi të drejtë, të moderuar, që ju të bëheni dëshmitarë mbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë një dëshmitar mbi ju, dhe theksoi se moderimi është një parim Islam.
Ai tha se Garat Ndërkombëtare Kur’anore për Studentët mund të luajnë një rol në promovimin e moderimit.
Duke vazhduar fjalën e tij, Ahmed Noaina, i cili do të jenë i pranishëm në edicionin e 5-të të Garave Kur’anore, si një anëtar i jurisë, falënderoi organizatorët e garave që është në ngjarje Kur’anore dhe tha se ajo do të ndihmon për të rritur Kulturën Kur'anore në mesin e të rinjve.
“Këto gara i motivojnë të rinjtë për të përmirësuar lidhjen e tyre me Librin e Allahut dhe inkurajon muslimanët e rinj në mbarë botën për të mësuar Kur’anin përmendësh.”
Ai kërkoi që kategoria e interpretimit të Kur'anit të përfshihet në gara në mënyrë që të rinjtë të cilët lexojnë Kur'anin, të inkurajohen për të mësuar më shumë në lidhje me kuptimet dhe interpretimet e ajeteve.
Figura e shquar Kur’anore nga Egjipti, bëri thirrje edhe për organizatorët që kënduesit e njohur të Kur’anit të Botës Islame të marrin pjesë në periferi të Garave të Kur’anit dhe të mbajnë seminare për pjesëmarrësit mbi mësimet e Islamit.
Kjo do të jetë hera e katërt që eksperti Ahmed Noaina do të shërbejë si anëtar i panelit të jurisë në Garat Ndërkombëtare Kur'anore.
Edicioni i pestë i Garave Ndërkombëtar të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Muslimanë është planifikuar të mbahet në janar të vitit 2015 me ndihmën e Organizatës të Akademikëve Iranianë për Aktivitetet Kur’anore.