E drejta Kur’anit mbi myslimanët
Një kurs edukativ Kur’anor për të drejtën e Kuranit mbi muslimanët do të mbahet për gratë më 3 nëntor 2014 në Kuvajt.
Sipas gazetës Alaan, Qendra e Zgjimit Islamik, në bashkëpunim me Komitetin e Grave të Shoqatës për Ringjalljen e Trashëgimisë Islamike ka planifikuar kursin dhe filloi regjistrimin.
Kursi edukativ është i lirë edhe për gratë nga vendet tjera por që jetojnë në Kuvajt dhe temat janë në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën indoneziane, tamili, hindu, urdu, etiopiane etj.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kursit në promovimin e njohurive të grave muslimane në lidhje me parimet dhe mësimet islame, komisioni ka ftuar të gjitha gratë e rajonit për të marrë pjesë në kurs.
Shpërndarja e mësimeve fisnike të Islamit në mesin e pakicave jo arabe që jetojnë në Kuvajt, është objektivi kryesor i Qendrës së Zgjimit Islamik.
Organizimi i seminareve në gjuhën arabe dhe angleze dhe kurset mbi parimet Texhvidit, botimin e librave dhe revistave fetare janë ndër aktivitetet kryesore të Qendrës së Zgjimit Islamik.
Qendra është, gjithashtu, e përfshirë në mënyrë aktive në çështjet e bamirësisë dhe mban tregjet vjetore të bamirësisë.