Palestine

Suedia zyrtarisht e njohu Palestinën si shtet

Në fillim të këtij muaji qeveria e re majtiste suedeze ka porosit se një nga veprimet e para të politikës së saj të jashtme  do të jetë njohja e Palestinës. Sot erdhi dita e tillë, Suedia  zyrtarisht e njohu Palestinën e okupuar si shtet. Pasi që partia socialdemokratike ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje, Lofven, udhëheqësi i saj, ka theksuar se për të modeli politik është ish kryeministri suedez Ulof Palme, e kjo ishte e qartë se qeveria e re suedeze do të nis me hapa të tjera. Kryeministri i ri suedez Stefan Lovfen ka mbajtë në fillim të këtij muaji fjalimin e parë para parlamentit në Stokholm, në të cilin përveç tjerash ceku:” Konflikti me Izraelin mund të zgjidhet në mënyrën që të ekzistojnë dy shtete, në pajtim me drejtën ndërkombëtare. Zgjidhja me dy shtete kërkon njohje reciproke të dyanshme dhe dëshirë për bashkëjetesë të qetë. Suedia për këtë do ta njoh Palestinën si shtet”.

 

Sot Palestina për Suedinë u bë shtet, dhe Suedia me këtë hap që ndërmori u bë shtet i parë i Bashkimit Evropian nga Evropa Perëndimore e cila njohu Palestinën. Këtë veprim  do të përshëndes gati tërë bota, por dy shtete të cilët veç janë njohur me kritika të ashpra, që kanë kundërshtuar, janë SHBA-ja dhe Izraeli.” Me këtë vendim duam të fusim dinamikën e re në procesin paqësor”, ceku sot ministrja e punëve të jashtme Margot Wallstrom.” Kjo njohje është kontribut ardhmërisë më të mire të rajonit e cila shumë gjatë ka qenë e karakterizuar me bisedimet e ngrira, me shkatërrime dhe frustrime. Dikush do të thotë se ky vendim është i parakohshëm. Mendoj që nuk është ashtu, por vjen shumë vonë”, ka theksuar ajo.

 

Kryetari palestinez Mahmoud Abbas ka përshëndetur vendimin suedez duke e quajtur” hap historik”. Pasoi reaksioni i parë nga Izraeli:

“Vendimi suedez për njohjen e Palestinës si shtet është vendim i pikëlluar i cili vetëm do të forcojë elementet ekstremiste dhe refuzimin palestinez të procesit paqësor” ka porositur ministri i jashtëm izraelit Avigdor Lieberman. Por ministrja Wallstrom theksoi se momenti ka ardhur.” Anëtarët e Bashkimit Evropian  që nga viti 2009 kanë porosit se janë të gatshme të njohin Palestinës kur të jetë momenti i rastit. Ne jemi të gatshëm tani të veprojmë dhe se shpresojmë se edhe të tjerët do të ndjekin veprimin tone”, ka theksuar ajo. Suedia është anëtare e pare e Bashkimit Evropian të Evropës Perëndimore e cila ka njoh Palestinës, para saj gjer tani e kanë njoh Palestinën, Bullgaria, Qiproja, Malta, Rumania, Polonia dhe Çekia. Islanda e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, poashtu e ka njohë Palestinën.


Burimi: Advance.hr