Palestine

Bregu Perëndimor: Shenjat e Intifadës së tretë.

src=http://mediaelire.net/images/intifada12.jpg

Nga: Malik Samara
Publikuar më 26 shtator 2013
Sundimi i dëshpërimit në mesin e palestinezëve ka qenë në rritje në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i intifadës së dytë. Ditë pas dite, pushtimi izraelit vazhdon të zgjerohet ndërsa etja e Autoriteti Kombëtar Palestinez (ANP), për të gjetur një zgjidhje pakësohet. 
Nuk e ka pakësuar vrasja, as lëvizja shlyerës as dhe Judaizimi i Jeruzalemit. “Proçesi i paqes” vazhdon si një “opsion strategjik”. Por rrethanat nuk kanë çuar në një pushim që prej intifadës së dytë, siç ndodhi edhe pas Intifadës së parë ashtu edhe gjatë periudhës së Marrëveshjes së Oslos.
Edhe pse frekuenca e përleshjeve dhe konfrontime mund të ketë rënë, revolucioni vazhdon të ziej, në pritje të një shkëndijë për t’u ndezur. Sot situata në Bregun Perëndimor evokon periudhën që çoi deri në Intifadën e Parë. Ritmi i përleshjeve është në rritje dhe operacionet ushtarake janë intensifikuar, pavarësisht përpjekjeve për paqe.
Ramallah – Për pak çaste, vëmendja u zhvendos nga veriu i largët i Bregut Perëndimor për në jug. Në veri të Qalqilya një qytetar palestinez i quajtur Nidal Emer i cili udhëhiqte forcave ajrore izraelite e drejtoi pilotin Tomer Khazan drejt një hapësire boshe. Ai e vrau atë, në mënyrë që të shkëmbente trupin e tij me atë të vëllait të tij të paraburgosur. Nidali e mori këtë iniciativë, por përfundoi si vëllai i tij: në një qeli paraburgimi.
Në Hebron, në jug të vendit, mes përleshjeve të përditshme midis forcave pushtuese dhe banorëve, një snajperist palestinez ka shtënë drejt një ushtari izraelit, duke vrarë dhe plagosur një tjetër. Pushtuesit si kundërpërgjigje marrin masa për mbylljen e qytetit dhe gjithashtu ndërmarrin aksione të shfrenuara arrestimesh, edhe pse në fund nuk arritën të gjenin qitësin e paidentifikuar.
Brigada e Dëshmorëve Al-Aksa - Kalorësit e Galilesë, pjesë e Fatahut, pranoi vërtetësinë e operacionit në Qalqilya. Disa u shprehën optimist për rikthimin e aksioneve speciale dhe çlirimi i xhindit Fatah nga shishja e PNA-së. Megjithatë besueshmëria e saj u kthye në dyshim ditën tjetër kur doli me prononcimin duke pretenduar se operacioni në Hebron, që kishte qenë e ideauar nga el-Asifa, pjesë e Fatah-Intifadës e cila ishte ndarë nga Lëvizja Fatah në vitin 1983.
Një oficer i sigurimit izraelit deklaroi për Izraeli Radio 2 se pas koordinimit të vazhdueshëm midis PNA dhe Izraelit për të kapur vrasësin në Hebron më në fund babai i fajtorit nga Qalqilya ka denoncuar djalin e tij në stacionin policor. Djali im është një vrasës dhe meriton të vritet, tha ai.
Po tashmë s’ka më rëndësi, e rëndësishme është që tashme të rinjtë palestinez do të marrin iniciativa nga këto fraksioneve grindavece si dhe nga interesat e ngushta të partive politike. Dy ushtarë u vranë në më pak se 24 orë, diçka që nuk ka ndodhur që prej intifadës së dytë, përvjetori i të cilës i bie të premten e ardhshme.
Detajet e operacionit 'Hebroni' mbeten të paqarta, përkundër operacioneve të sigurisë maniake, i cili çoi në arrestimin e një personi i cili posedonte një pushkë përafërsisht 100 vjeçare të epokës otomane. Identiteti i snajperistit nga Hebroni nuk është ende e qartë, megjithatë, edhe deklaratat nga të dyja fraksionet që pretendojnë në lidhje me operacionin nuk janë verifikuar.
Megjithatë expertët e fushës vërtetuan se snajperisti ka qenë profesionalisht i përgatitur dhe ka çuar me sukses aksionin në të tre fazat e tij: përcaktimi i hapsirës së përshtatshme, përzgjedhja e objektivit si dhe fshehja nga forcat e sigurimit. Snajperisti përzgjodhi një ushtar i cili qëndronte në një vend të hapur në mënyrë që plumbi të mos pësonte efektin rikoshetë pas tij. Megjithatë, dobësitë e operacionit ishin mosmarrëveshjet pasuese midis palëve dhe mungesën e besueshmërisë, e ekspozuar, pas deklaratave kontradiktore që janë lëshuar brenda më pak se një ore nga ana e dy fraksioneve të cilat mbartin një histori të gjatë mosmarrëveshjesh politike. 
Të njëjtat pasoja negative çuan në Itifadën e dytë dhe po ato e bën që të dështojë. Ndërkohë, gjerësia dhe madhësia e përleshjeve të muajit të kaluar, veçanërisht në Bregun Perëndimor dhe në kampet në Jeruzalem, mund të çojë në një kryengritje të re.
Mes gjithë këtij tërbimi një grup të rinjsh që e quajnë veten Koalicioni Rinia Intifada është duke bërë thirrje për mobilizim dhe protesta për të mbrojtur vendet e shenjta të premten tjetër, që përkon me përvjetorin e Intifadës së dytë. Një video e bërë nga koalicioni është duke u shpërndarë gjerësisht në faqet e mediave sociale. Në të, një burrë i ri bën thirrje për përballjen me pushtimin në të gjitha frontet e përcaktuara me një këngë nga Julia Boutros, Ya Thuëar al-ARD, e cila sjell në mendje edhe Intifadën e dytë.
Pavarësisht dallimeve në mes fraksioneve politike, ekziston një konsensus i përgjithshëm për refuzimin e negociatave. Disa fraksione kanë nisur një fushatë popullore kundër negociatave me një konferencë për shtyp në Ramallah, ku morën pjesë të gjitha fraksionet e PLO- së.
Zyrtarë të lartë të Fatahut gjithashtu kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj procesit të negociatave, duke përfshirë edhe anëtarin e komitetit qendror Zaki Abbas, i cili deklaroi se bisedimet ishin të kota dhe bëri thirrje për luftë dhe duke këmbëngulur në qendrueshmërine e palestinezeve.
Edhe personalitete që kishin marrë pjesë në procesin e Oslos kanë shprehur, edhe pse të turpëruar, keqardhjen e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes për paqe, duke përfshirë edhe Jaser Abed Rabbu si dhe Ahmed Qorei. Kreu negociator palestinez Saeb Erekat shkoi aq larg saqë u ankuar se Izraeli nuk po përmbush detyrimet e tij.”
Megjithatë kjo nuk i mjafatoi liderit palestinez që të paktën të nguronte ose të shtynte negociatat për një ditë, edhe pas martirizimit të tre djemve në Qalandiya. Nga ana tjetër madje nuk u rishikua legjitimiteti i zgjedhjes së saj, e cila kundërshton konsensusin e fraksionit të PLO-së, as nuk ndryshojë politikat e saj apo strategjitë, të cilat duket të jenë të përqendruara tërësisht në kthimin e jetës së palestinezëve në negociata.
Shtatë dëshmorë kanë rënë që nga fillimi i raundit të fundit të negociatave dy muaj më parë. Ata ishin të gjithë nga kampet ku Intifada e parë shpërtheu dhe shkaktoi shumë probleme edhe gjatë së dytës.
Mjafton të shikosh sakrificat e kampit Jenin, i cili është kthyer në një revoltë pas martirizimit të Islamit al-Toubassi në fillim të kësaj jave. Incidenti çoi në një operacion të kufizuar ushtarak në postobllokun Jalama, para se forcat e sigurisë së PNA-së të mundoheshin të shtypnin zemërimin e kampit, duke ndaluar banorët saj për të mbërritur tek zona e vijës së frontit.
Por Jenin-i nuk është i vetmi kamp ku revolucioni vazhdon ende të ziejë. Në Qalandiya vazhdojnë përleshjet në afërsi të postobllokut. Në kampet el-Oroub dhe al-Fawar në Hebron, përplasjet kanë qenë të vazhdueshme ç’do ditë me forcat pushtuese të stacionuara aty pranë, larg nga sytë e mediave dhe forcat e PNA-së.
Kushtet aktuale dhe faktorët nuk u japin palestinezëve ndonjë rrugzgjidhje tjetër. Al-Aksa përballet me sulme të përditshme dhe ka pasur thirrje nga izraelitët për një marshim me miliona persona drejt vendit të shenjtë për të përkujtuar përvjetorin e mësymjes së saj nga ana e Ariel Sharonit, i cili përgatiti terrenin për intifadën e dytë.
Mobilizimi i popullit kundër Izraelit është gjithashtu në rritje edhe brenda territoreve të vitit 1948, veçanërisht në Negev dhe në Trekëndëshin, i cili gjithashtu përkon me revoltën e 1 tetorit që çoi në martirizimin e 13 palestinezëve në territoret e pushtuara.
Duket se shpërthimi i Intifadës së tretë është thjeshtë çështje kohe. E premtja mund të jetë dita kur Feniksi do të çohet nga hiri.
PNA-ja pengon Intifadën

PNA ka fshehur të gjitha opsionet duke ndjekur Oslon nën maskën e projektit kombëtar. Kushdo që kundërshton del jashtë këtij projekti. Nën këtë slogan, rezistenca palestineze është shtypur në Bregun Perëndimor, duke përfshirë brigadën al-Aksa, ku forcat e PNA-së janë fuqia e vetme në terren. Çdo armë jo në duart e saj është bërë e jashtëligjshme.PNA-ja pezulloi të gjitha masat për negociata e përkrahur gjithashtu nga ndjekësit e Fatahut dhe erërat e rajonit që e fryjnë erën drejt velave të saj. Ndonjëherë ajo valëvit mantelin e devotshmërisë, duke akuzuar kritikët e saj për shthurje dhe blasfemi, siç për shembull bëri dhe me PFLP-në.
Ndërsa me Hamasin akuzat se merret me fe dhe me ekstremizma janë të sajuara. Ministri i Fatahut për Vakëfet (dhurimet) në mënyrë të guximshme shpalli një fetva për revolucionin kundër Hamasit dhe ndaloi çdo kundërshtim ndaj presidentit në Bregun Perëndimor.
Në mesin e dallimeve politike, ajo e gjen gjithmonë një mundësi për të shmangur përballjet me realitetin, duke i akuzuar të tjerët për nxitje të ndonjë krize.
Shamata që u shkaktua pas vrasjes së dy ushtarëve është përgjegjësi e Hamasit, sipas zëdhënësit të Fatahut, Usama el-Qawasimi, i cili tha se besueshmëria Hamas në rrugët palestineze ka pësuar një goditje të rëndë pas zbulimit të skemave të tyre reale dhe përdorimit të fesë dhe rezistencës si një mbulesë. Nëse Hamasi donte të ndryshonte situatën dhe të bënte thirrje për rezistencë atëherë duhet filluar nga Gaza dhe për të ruajtur armëpushimin me Izraelin nën kërcënimin e armës.