Siri: ISIS-i kryqëzon djaloshin 17-vjeçar
Luftëtarët e ISIS-it thuhet se kanë ekzekutuar një djalosh 17-vjeçar dhe e lanë trupin e tij të ekspozuar në një kryq në Siri.
Fotografia e shpërdarë në internet tregon një flamur bashkangjitur në gjoksin e djaloshit ku thuhet se djali është kryqëzuar sepse ka bërë disa fotografi të grupit terrorist të ISIL-it.
Mesazhi përshkruan vendimin për krimin e supozuar si braktisje dhe thekson se djaloshi është vrarë dhe kryqëzua para tri ditësh” si i dënuar.
Nuk dihet kush e bëri këtë fotografi, e cila është duke qarkulluar në mediat sociale nga disa përkrahës të ISIL-it që nga dita e premte.