Kulturë

Një kopje e rrallë, dorëshkrim i Kur’anit zbulohet në Isfahan

Një kopje e rrallë, dorëshkrim i Kur'anit të Shenjtë që i atribuohet Imam Aliut (a.s.) u zbulua në një ceremoni në Isfahan, Iran.

 

Shkruar në pergamen, dorëshkrimi thuhet se zë fill në vitet e para pas ardhjes së Islamit.

 

Ky dorëshkrim u zbulua të shtunën, më 11 tetor 2014,  gjatë një vizite një-ditore në Isfahan të kryetarit të Kuvendit (Mexhlisit) të Iranit, Ali Larixhani, njoftoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.