Amerike

Noam Chomsky: ISIL-i, Krijim i Washingtonit

Komentatori politik dhe aktivisti, Noam Chomsky thotë ISIL-i dhe xhihadizmi radikal janë krijimi i vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Chomsky i bëri këto komente gjatë një interviste me Truthout News Organization, publikuar për herë të parë më 1 Tetor 2014.  

 

“Shfaqja e ISIS-it dhe përhapja e përgjithshme e xhihadit radikal është një rezultat mjaft i natyrshëm i Washingtonit, në shoqërinë e brishtë të Irakut, tha Chomsky, sipas raportit të Press TV.

 

Situata është një katastrofë për SHBA, por është rezultat i natyrshëm i pushtimit të saj. Një nga pasojat e rënda të agresionit të SHBA-Britanisë së Madhe ka qenë për të ndezur konfliktet sektare që tani janë përhapë vrullshëm në Irak  duke e copëtuar atë dhe e kanë shpërndarë konfliktin në të gjithë rajonin, me pasoja të tmerrshme, shtoi ai.

 

Chomsky, gjithashtu, i referohet sulmeve të kryesuara nga SHBA kundër ISIL-it në Siri, të cilat janë duke u kryer pa miratimin dhe bashkëpunimin e qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke thënë se sulmet janë pa dyshim, një shkelje e Kartës së OKB-së, themeli i ligjit modern ndërkombëtar.

 

Ai, gjithashtu, tha se ISIL-i me sa duket vazhdon të tërheqë mbështetje financiare nga donatorë të pasur në Arabinë Saudite dhe Emiratet, duke vënë në dukje se rrënjët ideologjike tekfiriste të ISIL-it janë në ekstremizmin e Arabisë Saudite.

 

Ai e quajti Arabinë Saudite  shteti ” më radikal” në botë, duke thënë se Arabia Saudite përdor burimet e saj të mëdha të naftës për të nxjerrë ekstremistë  Vehabi,  doktrina e saj selefi, duke themeluar shkollat, xhamitë, dhe në mënyra të tjera, dhe gjithashtu ka qenë burimi kryesor për financimin e grupeve terroriste tekfiriste.  

 

Noam Chomsky, gjithashtu, vazhdon të pajtohet me deklaratat e fundit të autorit dhe ish-oficerit të CIA-s Graham Fuller, duke iu referuar SHBA si një nga ”krijuesit  kryesor” të grupit terrorist që rrjedhin nga lufta e saj kundër Irakut në vitin 2003.  

 

Në një intervistë me Press TV më 20 shtator 2014, gazetari amerikan dhe veprimtari Don Debar, gjithashtu, tha se grupi terrorist ISIL është një konstrukt i CIA-s dhe po i shërben interesave të Uashingtonit.

 

Sipas mendimit tim, ISIS (ISIL) është një konstrukt i CIA-s –dhe shikoni se si ata i shërbejnë qëllimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çdo herë, që ata presin një kokë ata kanë një tjetër votë në Kongres dhe më shumë para derdhen, tha Don DeBar.

 

Fushata e bombardimeve e udhëhequr nga SHBA kundër ISIL-it  filloi më 8 gusht 2014 në Irak, dhe që nga fundi i shtatorit, SHBA dhe aleatët e saj arabë kanë kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të ISIL-it brenda Sirisë, dhe pa asnjë autorizim nga Damasku apo një mandat të OKB-ës.

 

Iraku është përballur me dhunën brutale nga grupi terrorist tekfiristë  të ISIL-t në të gjithë veriun e vendit dhe në perëndim që nga fillimi i muajit qershor, 2014. Terroristët  e ISIL-it kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe shi’itët, sunnitë, kurdët, krishterët dhe kurdët Izadi,  gjatë përparimeve të tyre në Irak.

 

Siria ka qenë gjithashtu e kapluar nga dhuna vdekjeprurëse që nga viti 2011 Fuqitë Perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - thuhet se janë mbështetësit e militantëve që veprojnë në Siri.

 

Noam Chomsky është një gjuhëtar, filozof, komentator politik amerikan, veprimtar....Ai është, gjithashtu, një figurë e rëndësishme në filozofinë analitike dhe është autor i mbi 100 librave.