Kurs edukativ për trajnimin e mësuesve të Kur’anit në Irak
Edicioni i parë i një kursi edukativ për të trajnuar 100 mësues të Kur'anit ka filluar në qytetin e shenjtë të Naxhafit dhe në disa qytete të tjera të Irakut.
Sipas faqes informative të internetit të Xhamisë së Imam Aliut (a.s.) Seksioni për Mësimin e Kur'anit në bashkëpunim me Qendrën Dar-ul-Kur'an ka organizuar Kurs Kur'anor.
Sejjid Basim Al-Hulv, drejtor i Seksionit për Mësimin e Kur'anit, tha se kursi ka për qëllim të zhvillojë kulturën, mësimin e Kur'anin të Shenjtë dhe për të vendosur bazat për t’i shërbyer Fjalës Hyjnore në qytetin e shenjtë dhe pjesë të tjera të Irakut.
Kursi zhvillohet për studentët të cilët i kanë mësuar parimet e Texhvidit parimet, shtoi ai.
Gjysma e pjesëmarrësve në kurs janë studentë të Qendrave t Dar-ul-Kur'anit, të Instituteve Kur'anore dhe Shoqatave Kur'anore të vendit, kurse pjesa tjetër janë ish-studentët e Qendrës Dar-ul-Kur'an dhe të Xhamisë të Imam Aliut.
Ligjërata mbi parimet Texhvidit, leximi i ajeteve të Kur’anit të Shenjtë, kaligrafia Kur'anore, mësime të diturisë Kur'anore dhe çështjet të drejtësisë Kur’anore janë disa nga temat e kursit.