Shqipëri

Evolucjoni i sportit shqiptar dhe perballja me rracizmin

“Ka ndodhur ajo që pritej.

Ndeshja Serbi-Shqipëri ka degjeneruar në dhunë dhe është ndërprerë.

Tifozët serb kanë reaguar dhunshëm, duke qenë se tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium, kanë ngritur lart flamurin shqiptar me anë të një avioni të vogël.

Në flamur shkruhej Shqipëri etnike dhe në të ishte edhe portreti i Ismail Qemalit.

Flamuri ka shëtitur për disa minuta në stadium.

Një lojtar serb e ka marrë atë dhe është përpjekur ta grisë.

Kjo ka sjellë reagimin e Taulant Xhakës, që ka shkuar ta rrëmbejë flamurin.

Këtu pastaj ka plasur sherri mes futbollistëve serbë dhe shqiptarë.

Në fushë kanë hyrë edhe tifozë serbë, të cilët kanë goditur futbollistët shqiptarë.

Ata kanë hedhur edhe stola në drejtim të stolit të Shqipërisë.

Arbitri angles, Atkinson, ka ndërprerë më pas ndeshjen”.

 

Ky ka qen lajmi që shokoi Shqipërinë dhe mbarë Botën me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 14 Tetor në Stadjumin e “Pratizanit” në Beograd ku, loja e futbollit midis kombëtares Shqiptare dhe asaj Serbe degjeneroi në grrushte dhe stola. U përfol se faji ishte i flamurit Autokton që u fut në stadjum me anë të një teknologjie të improvizuar amatore. Sipas Serbve, ky veprim ishte një provokim etnik kundër serbve duke ditur që Serbia njeh Kosovën si shtet të vetin. Një lojë sporti e cila integroi shumë cështje politike dhe u bë shkak për nisjen e një lufte të vogël civile. Një ndeshje e pafajshme që shkaktoi një faj të madh të pamenduar, por të provokuar nga ngacmimet dhe fyerjet e Huliganëve serb. Nuk është parë në asnjë vend të Botës që një ndeshje futbolli të ekzekutohej pa tifozë përkatës. Përpos kësaj, kontrrolli i cantave në aeroport të futbollistëve nga policia serbe, fishkëllimat fyese për hymnin tonë dhe thirrjeve “Vritini shqiptarët”, përsëri serbët nuk e lanë me kaq pak. Degjeneruan në dhunë fizike ndaj një kategorie të paprekshme sic ishin futbollistët. Në cdo shtet të botës, futbollistët kanë imunitet të paprekshëm dhe cdo akt kundrejt tyre është vepër e rëndë penale. Përpos kësaj, ky akt i turpshëm është edhe prekje kombëtare. Madje-madje trreguan edhe dizinteres duke u hequr të pafajshëm. Dihet që cdo shtet sikurse cdo skuadër ka rregullat dhe ligjet e veta, por ky veprim i tejkaloi limitet e cdo rregulloreje. Do të ishte i kuptueshëm një përleshje midis tifozësh, por kurrësesi nuk mund të jetë e tolerueshme prekja fizike e një kombëtareje e cila vjen si mike në vendin tënd dhe pret siguri apo mikpritje nga shteti përkatës. Është njësojë sikur të cënohet fizikisht një deputet apo ministër. Pra një akt i cili mund të bëhet shkak për nisjen e një lufte të përgjakshme midis dy kombeve fqinje.

 

Ministria e jashtme e Shqipërisë paraqiti, për këtë akt, një notë proteste qeverisë serbe, ku theksoi se hedh poshtë me vendosmëri baltosjen politike të ndërmarrë nga udhëheqësit kryesorë të Serbisë kundër popullit dhe shtetit shqiptar. Nota e protestës iu dorëzua ambasadorit serb Miroljub Zaric. Në të thuhet se deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë bien ndesh me etikën më bazike të marrëdhënieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirësjelljes, vetëpërmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane, por ato nuk dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Një notë e Ministrit e cila mund të prishë përfundimisht marrëdhënjet midis dy shteteve. Kryeministri Rama e quajti një akt të turpshëm veprimin e Serbisë, por vendosi të mos e anulojë takimin diplomatik në Beograd në datën 22 Tetor. Një vendim i patakt i një Kryeministri të njohur për papërgjegjshmëri. Një Kryeministri që u mburr me një kalceto lagjeje duke e quajtur “Arena Elbasan” dhe duke gënjyer Kombëtaren Shqiptare për reforma në Federatën e Sportit edhe përse në të gjitha shtetet Europiane, stadjumet e ashtuquajtura Arena i përkasin një përmase të jashtëzakonshme dhe projekteve më të suksesshme, sic është Stadjumi i “Galatasarait” në Stanboll, “San SIro” në Milano, “Real Madrid” në Spanjë apo “Maracana” në Brazil. Arena madhështore dhe projekte të jashtëzakonshme sportive. Mos të flasim më pas për stadjumet e Tiranës si Stadjumi “DInamo”, “Selman Stermasi”, “Qemal Stafa” apo “Loro Borici” në Shkodër të cilat kanë dalë jashtë funksionit prej vitesh. E pra, vendimi i një Kryeministri që mashtrron popullin e tij duke e  gërryer deri në palcë. Një vendim i papërgjegjshëm pikërisht kur të dy vendet janë në pikën e acarimit rracist. Një vendim që mund të nxisë më tepër urrejtje dhe mund të bëhet shkaktar për sulme trragjedike mbi popullin Kosovar edhe atë Maqedonas që përkrahin Shqipërinë.

 

Mbarë populli shqiptar është kundër këtij takimi diplomatik duke dënuar ashpër sulmet rraciste të serbëve dhe vendimin e padrejtë të UEFA-s kundrejt disa cunave që rrrezikuan jetën për dashurinë e Kombit të tyre, sikurse do vepronte cdo shtetas patriot për vendin e tij.

 

Mbi ndeshjen e shkatërruar nga sulmi rracist i huliganëve serb, UEFA ka njoftuar hapjen e një hetimi dhe nga ky hetim rezultoi se do të përjashtohen nga kualifikimi të dyja skuadrat pikërisht në momentin kur të dyja skuadrat prisnin 3 pikëshin në tavolinë. Një vendim i drejtë, por shumë dënues për kombëtaren shqiptare e cila ra pre e provokimeve ogurzeza të një kombi që urren edhe vetveten.