Kulturë

Ekspozita për Pejgamberin, Muhammed, (a.s.) u hap në Kazan

Ekspozita Profeti Muhammed në artin dhe letërsinë e popujve turq u hap sot në kryeqytetin e republikës së Tatarstanit, në Kazan. Kjo është ekspozita e parë e Muzeut të Kulturës Islame, kushtuar Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të).

 

Ajo është projektuar për të pasqyruar fazat e ndryshme për të kuptuar rëndësinë e personalitetit të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) nga muslimanët turq si lider i një feje të re, Islamit, dhe të shtetit të ri të zgjeruar me shpejtësi.

 

Shumica dërmuese e popujve turq janë myslimanë. Përhapja e Islamit në këto troje filloi në kapërcyell të shekujve VIII-IX.

 

Për trembëdhjetë shekuj të historisë së kulturës islame në mesin e popujve turq është zhvilluar një stil i veçantë, i cili ka hije dhe nuanca që e dallojnë atë nga tradita arabe dhe nga tradita persiane.

 

Ekspozita ka për qëllim për të treguar këto dallime delikate, si dhe traditën e suksesshme në  vazhdueshmërinë e drejtimit klasik turk të kaligrafisë arabe në veprat e mjeshtrave modern.