Kurs Kur'anor për fëmijë zhvillohet në Osllo, Norvegji
Një seri e orëve Kur'anore po zhvillohet për fëmijët nga Shoqata Hussejni në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë.
Sipas degës së agjencisë IKNA në Evropë, Sejjid Hussejn Zavar Nakavi, predikues dhe imam i shoqatës tha se nxënësit po mësojnë të lexojnë ajetet e Kur'anit të Shenjtë dhe po njihen me parimet Texhvidit gjatë kursit.
Orët janë mbajtur çdo ditë prej orës 18:00-20:00 sipas kohës lokale.
Ai shtoi se predikuesit e shoqatës kanë udhëtuar edhe në qytete të tjera të Norvegjisë, veçanërisht në qytetet e vogla pranë Oslos, të shtunave dhe të dielave në mënyrë për t’ju mësuar Kur’anin edhe të tjerëve që banojnë në këto rajone.
Shoqata Hysejni është themeluar në vitin 1971 në Oslo, Norvegji, është themeluar nga muslimanët shi’i dhe nga sunni të rajonit me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve fetare dhe për të përhapur mësimet Islame në shoqëri.
Islami është feja e dytë më e madhe në Norvegji, pas formave të ndryshme të krishterimit, muslimanët përbëjnë 2.4% të popullsisë, sipas të dhënave zyrtare.