Roli I Rusisë Në Lindjen E Mesme Është Një Plus Për Palestinezët

Marrëveshja Ruso- Amerikane që ka evituar një sulm në Siri për  shkak të përdorimit të armëve kimike ka dhënë disi pakëz shpresë në Lindjen e Mesme se një bashkëpunim i tillë mund të jetë i dobishëm në konfliktin arabo- izraelit.
    Ndërkohë që kjo javë shënon 40 vjetorin e luftës së vitit 1973, duke sugjeruar se bashkëpunimi aktual  amerikano –rusë është i ngjajshëm  me Luftën e Ftohtë.  Prania e një fuqie të dytë, megjithëse, shumë më pak e fuqishme se Amerika, bën të ofrojë mundësitë për lëkundje në një botë unipolare, sidomos në Lindjen e Mesme të paqëndrueshme .
     Rusia nuk është e huaj në konfliktin e Lindjen së Mesme. Ka ndoshta më shumë diplomatë arabisht- folës dhe ekspertë në Rusi se sa në ndonjë fuqi të tjerër të madhe botërore. Diplomacia ruse ka shtuar edhe arsenalin e saj në shërbimin arabishtes te Rusia Sot,  një satelit në Gjuhën Arabe,  një stacion që është bërë një përbërës i nevojshëm për çdo vend të interesuar për të pasur një roli në Lindjen e Mesme.
      Përfshirja e Rusisë është bërë një tipar i Kuartetit tani gati i vdekur, e cila gjithashtu përfshinte Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, si dhe Shtetet e Bashkuara. Kuarteti u eklipsuar në vitin e kaluar, kur Uashingtoni vendosi të ndërhyjë i vetëm në konfliktin arabo –izraelit. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë gjashtë udhëtime në Palestinë dhe Izrael këtë vit, për të mundësuar rinisjen e bisedimeve dhe, kështu, për të siguruar hegjemoninë e mëtejshme të Amerikës mbi këtë konfliktit me dekada të vjetër. Por bisedimet e paqes aktuale të planifikuara para nëntë muajsh duket se janë duke shkuar askund dhe amerikanët nuk kanë pasur sukses edhe pse e kanë të dërguarin e tyre, Martin Indyk, si pjesëmarrës në bisedime, për shkak të kundërshtimeve izraelite.
       Përfshirja ruse në bisedime për paqe ka ringjallur shpresat për një ndryshim.  Ndërsa Rusia do të sjellë me vete një angazhim për të rënë dakord mbi parimet e vetëvendosjes dhe papranueshmërinë e blerjes së territorit me luftë , kjo nuk do të ketë llojin e pushtetit financiar apo politik të Shteteve të Bashkuara .
      Ndërsa përfshirja e Rusisë në konfliktin palestinez do të rrisë marrëdhëniet e saj me Sirinë dhe Iranin, ajo do të ketë gjithashtu një dimension të brendshëm . Federata Ruse ka diku midis 15-20 milionë muslimanë dhe ishte e përfshirë në një konflikt të hidhur në Çeçeni . Rusia ka marrë një pozicion të fortë kundër Islamit militant, të cilin e konsideron të jetë një frymëzim dhe madje edhe një burim i  drejtpërdrejtë i terrorizmit të brendshëm .
      Rusia e ka radhitur veten më shumë me vendet jo-arabe të moderuara islamike të tilla siç janë  Indonezia dhe Malajzia , në vend të vehabistëve konservator të Arabisë Saudite. Gjatë takimit të fundit të G – 20-tes në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin bëri një përpjekje të vetëdijshme për të referuar në vendin më të populluar islamik , një referencë e qartë për Indonezinë sesa për Arabinë Saudite. Rusët kanë thënë, kanë sugjeruar se ata do të përfshihen, gjithashtu, si një anëtar i Organizatës së Konferencës Islamike për shkak të popullsisë së madhe muslimane që kanë.
     Roli i Rusisë në konfliktin e Lindjes së Mesme është gjithashtu jo domosdoshmërisht në favor të palestinezëve. Një element i rëndësishëm në popullsinë izraelite është se sot janë më shumë se 1 milion hebrenj rusë, pothuajse të gjithë prej tyre flasin rusisht dhe ndjekin nga afër politikën ruse dhe kulturën. Hebrenjtë rusë , megjithatë, mbështesin partitë e ekstremit të djathtë si Yisrael Beiteinu , të kryesuar nga ish- ministri i jashtëm Avigdor Liberman . Liberman si qeveritar, ndërsa ai lufton me akuza për korrupsion, është i njohur për qëndrimin e tij anti - arabe dhe është kundër paqes. 
       Zyrtarët palestinezë kanë mbajtur marrëdhënie të duhura dhe miqësore me Moskën . Shumë palestinezë flasin rusisht, kanë studiuar në Rusi. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka diplomuar në një nga univerzitetet e Moskës dhe është mjaft i rehatuem me Rusinë dhe politikën e saj. Rigjallërimi i Kishës Orthodhokse Ruse në epokën post- sovjetike është pasqyruar si një vend punësimi për shkak të  pelegrinazhit ruso-krishterë në Tokën e Shenjtë. Qendrat kulturore ruse dhe institucionet fetare janë sot në territoret palestineze në qytete të tilla si Betlehemi në bregun përballë Jerikos.
        Në përgjithësi, roli i Rusinë në konfliktin arabo- izraelit është parë si një plus për palestinezët, të cilët kanë dëshirë të zjarrtë ngase përpiqen në çdo anë nëse kanë mundësi të dobësojnë Izraelin, ndikimin politik dhe politikën amerikane dhe manifestimet e saj në rajon . Po, edhe pse rusët mund të ndikojnë në qëndrimet palestineze, ajo nuk do të jetë në gjendje për të ofruar për Palestinën, në të njëjtën mënyrë  sikur  po premton për të ofruar për në Siri. Kurse, SHBA mund të tolerojë që ndikimi të ndahet në një vend si Siria , por ajo do të jetë shumë më shumë mbrojtëse në lidhje me ndonjë fuqi të jashtme duke u përpjekur për të hyrë në atë që e konsideron fushën e saj të vetëm të ndikimit në rajon .
 
 
    Shënim:
 
    Daud Kuttab është një shkrimtar që kontribuon për El - Monitor Pulse Palestinë. Është një gazetar dhe aktivist palestinez në media, ai është një ish-profesor i gazetarisë në Universitetin Princeton dhe aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Komunitetit Media Network, një organizatë jo-fitimprurëse,  i përkushtuar për avancimin e mediave të pavarura në rajonin arab.