İran

Ajatullah Sobhani; Grupet terroriste janë krijuar me qëllim për të përhapur Islamofobinë

Ajetullah Xhafer Sobhani
Ajetullah Xhafer Sobhani

Gjatë një predikimi në Universitetine e Specializuar Imam Homeini, Ajetullah Sobhani shpjegoi se krijimi i grupeve terroriste tekfiristei, të tilla si ISIL-i, janë një pjesë e komplotit të armiqve të Islamit për të përhapur Islamofobinë.  

 

Duke folur në një ceremoni që shënonte ditën e  shenjtë të Ghadir Humit në kampusin e Universitetit të Specializuar Imam Homeini, në Universitetin Ndërkombëtar el-Mustafa, Ajetullah Xhafer Sobhani kryesoi një ceremoni për dyzetë seminaristët jo-iranianë.  

 

Gjatë një predikimi, me kërë rast, Ajetullah Sobhani shpjegoi se krijimi i grupeve terroriste tekfiriste, të tilla si ISIL-i janë pjesë e komplotit të armiqve të Islamit për të përhapur Islamofobinë.    Shkëqesia e tij deklaroi se çdo ditë e më shumë njerëzit po tërheqen nga  Islam dhe për shkak të frikës se Islami po rritet, po përhapet, armiqtë veprojnë për të shkatërruar imazhin e Islamit në të gjithë botën. Një nga metodat e tyre është krijimi i grupeve terroriste tekfiriste.  

 

Këto grupe tekfiriste janë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa monarki të të tjera perëndimore dhe arabe. Ato kanë sulmuar vendet islamike, duke përfshirë Irakun dhe Sirinë, dhe kanë vrarë dhe plagosur shumë njerëz të pafajshëm. Të gjitha këto gjëra janë bërë me mbështetjen e fuqive arrogante, deklaroi Ajetullah Sobhani.

 

Shumë vende tani janë në kërkim të Republikën Islamike të Iranit si një rol model. Perëndimi druan për këtë dhe ata kanë kërkuar për të ndaluar përhapjen e Islamit të pastër me mjete të ndryshme. Ne i kemi rezistuar këtyre veprimeve të armiqve me anë të diturisë, tha Ajetullah  Sobhani.

 

Në një pjesë tjetër të predikimit të tij, Ajetullah Sobhani ka theksuar se gjatë trajnimit studentët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të pajisen me njohuri rreth çështjeve me të cilat përballet bota. Ai tha se armët e sotme janë stilolapsat dhe urtësia që ne pajisemi nga Kur’ani.

 

 Ai u tha seminaristëve jo-iranianë se nuk duhet të keni frikë në përhapjen e mesazhit të Islamit. Kur ju të ktheheni në vendet e juaja  për të përhapur fenë, nuk duhet të trembeni, por duhet të respektoni  ligjet dhe të jenë të vetëdijshëm për përparimet akademike dhe teknologjike. Ai, gjithashtu, i këshilloi seminaristët për të mësuar gjuhë të ndryshme në mënyrë që ata të kenë mundësi të ndihmojnë për të përhapur mesazhin e Islamit të pastër në botë.

 

Për fat të mirë, Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa është një institucion i shenjtë që është aktiv në këtë trajnim i cili është një nga bekimet e Revolucionit Islamik, deklaroi Ajetullah Sobhani.