Një Qendër e re Kur’anore hapet në Nouakchott
Një qendër e re Kur’anore ka filluar veprimtarinë në qytetin Nouakchott, kryeqytet i Mauritanisë.
Qendra, e quajtur el-Mahaazar, do të shërbejë për 15.000 banorët e të qarkut Tujnin në kryeqytet, raporton e përditshme al-Shark.
Ajo është ndërtuar me donacione nga Instituti Humanitar Shejh Abdullah Thani me qendër në Katar.
Banorët e Mauritanisë i japim rëndësi të madhe Qendrave Kur'anore sepse shumë familje i dërgojnë fëmijët e tyre në këto qendra për të mësuar Kur'anin, këndimin e Kur’anit dhe për t’u bërë hafizë të Kur’anit, pra, për të mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Rreth 90 për qind e fëmijëve në Mauritani, në këtë vend afrikan, shkojnë në Qendrat Kur'anore para se të hyjnë në shkollën fillore.
Qendrat Kur’anore janë afër xhamive dhe zakonisht aty namazet i udhëheqin imamët e xhamive.
Pothuajse të gjithë në Mauritani janë muslimanë dhe Islami është fe shtetërore në këtë shtet të Afrikës.