Amerike

Hebrenjtë e Nju Jorkut kundërshtojnë Islamofobinë

Koalicioni Hebrenjtë kundër Islamofobisë 'të Nju Jorkut i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm kundër çirrjes anti-muslimane në një video të re, duke hedhur poshtë rritjen e racizmit në media, si dhe reklamat islamofobike në Metron e Nju Jorkut dhe autobusë.  

 

Kjo video shkon së bashku me një projekt të ri të Zërit të Hebrenjve  për Paqe, i quajtur JVP Rrjeti Kundër Islamofobisë.

 

Ne jemi të kënaqur që po shpërndajmë me ju videon e re, shumë të shkurtër, ku theksojmë se Hebrenjtë janë Gjithmon Kundër Islamofobisë, thuhet në njoftim.

 

Ndërsa ne kemi qenë të gjithë me të drejtë të shqetësuar për reklamat e fundit Islamofobe në Metron e Qytetit të Nju Jorkut dhe në  autobusë, ne e pranojmë se Islamofobia shtrihet përtej atyre reklamave.

 

Ne shpresojmë që ata që e shiqojnë  këtë video do të frymëzohen për  vepruar së bashku me shumë individë dhe grupe brenda dhe jashtë Komunitetit Musliman dhe të organizohemi kundër Islamofobisë dhe të qëndrojmë për paqe, për drejtësi dhe për dinjitet për të gjithë popujt, përfundon mesazhi.      

 

Një studim i kohëve të fundit nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame, Universiteti i Kalifornisë dhe Qendra Berkeley për Racë e Gjini ka zbuluar se Islamofobia në SHBA është në rritje.

 

Një vështrim, një analizë amerikane, gjithashtu,  ka zbuluar se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre, Islamin.

 

Një sondazh i kohëve të fundit i Gallup-it ka zbuluar se 43 për qind e amerikanëve kanë pranuar se ndjejnë të paktën pakës paragjykim kundër muslimanëve.