Vajzat, gratë dhe një çifute, bashkohen me ISIS-in Sipas një zyrtari francez të zbulimit
Së paku 100 vajza dhe gra të reja nga Franca kohët e fundit kanë shkuar në Siri, të cilat janë në shënjestër të rrjeteve të rekrutimit që i përkasin terroristëve të Shtetit Islam, ku fitojnë besimin e të rinjve në kërkim të një identiteti dhe bashkohen me ISIS-in, kryesisht shërbejnë si bashkëshorte dhe mirëmbajtëse e shtëpive, fëmijve të militantët
Dhjetëra të rinj francezë, duke përfshirë edhe një vajzë të re hebreje, kanë ikur nga Franca për t'u bashkuar me militantët e Shtetit Islamik, që luftojnë në Siri dhe Irak, ka zbuluar inteligjenca franceze.
Së paku 100 vajza dhe gra të reja nga Franca janë bashkuar me terroristët në Siri në javët e fundit. Shkuarjet nuk kanë të bëjnë aq shumë me tekat e adoleshentëve, por kanë të bëjnë më shumë me punën e rrjeteve të organizuara të rekrutimit që në mënyrë specifike synojnë të rinjtë në kërkim të një identiteti.
Këto rrjete kryesisht i rekrutojnë vajzat për të shërbyer si bashkëshorte, mirëmbajtëse e shtëpive për xhihadistët, me qëllim të mbjelljin rrënjët e shumë brezave për një Halifat të gjatë të qëndrueshëm Islam.