Shkencëtari iranian, Mexhid Sami, mori çmimin Neuroni i Artë 2014
Shkencëtari i shquar iranian në kirurgjinë neurologjike Profesor Mexhid Sami mori çmimin Neuroni i Artë 2014.
Çmimi u njoftua gjatë një ceremonie të mbajtur në mbledhjen e Akademisë Botërore të Kirurgjisë Neurologjike në Vjenë më 11 tetor.
Shumë shkencëtarë, më kryesorët dhe studiues të kirurgjisë neurologjike u bashkuan në takimin që zhvillohet çdo dy vjet që nisi më 9 tetor 2014 dhe do të vazhdoi deri më 12 tetor 2014.
Neurokirurgu iranian dhe shkencëtari i mjekësisë, Profesor Mexhid Sami, kishte marrë më parë në Berlin Çmimin Leibniz Ring 2014.
Prof. Mexhid Sami është i njohur në mbarë botën, në veçanti për punën e tij në Projektin Afrika 100.
Shkencëtari 70-vjeçar, Profesor Mexhid Sami është i njohur si neurokirurg iranian-gjerman i cili ka qenë kryetar i Shoqërisë Ndërkombëtare për Neurokirurgji. Ai u zgjodh, gjithashtu, edhe si kryetar themelues i Kongresit të Neurokirurgëve Ndërkombëtare (MASCIN) në vitin 2003.
Ndërsa studimi shkencor i sistemit nervor është rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, Profesor Mexhid Sami ka nisur kohët e fundit projektin e ndërtimit të një qendre të avancuar të neurologjisë në Iran.