Suudi Arabie

Gjatë haxhillëkut vdiqën 133 haxhinj arabë

      Mina-

Gjatë haxhillëkut vdiqën 133 haxhinj nga vendet arabe, ndërsa 213 të tjerë janë shtruar në spitale gjatë kohës së Haxhit, sipas një raporti statistikor të lëshuar nga Organizata Tavafa për Haxhinjt nga Shtetet Arabe.  

 

Ne i kemi këshilluar shtatë hanxhinj të kthehen në vendet e tyre për shkak të shenjave të sëmundjeve mendore, sipas raportit, duke shtuar se katër nga haxhinjt erdhën nga Egjipti, dy nga Jordani dhe një nga Libani.

 

Numri më i lartë i vdekjeve është raportuar në mesin e haxhinjve egjiptianë, me 14 raste të vdekjes dhe 81 raste të shtruar në spital. Pesë irakianë, katër algjerianë, dhe katër sudanezë kanë vdekur gjithashtu, përveç tre marokenëve, tre somalezëve,  dy jemenasve, dy jordanezëve dhe një mauritaniani.

 

Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë, tha se 56 për qind e vdekjeve gjatë kohës së Haxhit janë shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

 

Haxhinjt arab të shtruar në spital janë 25 irakianë, 20 sudanezë, 19 somalezë, 15 marokenë, 10 algjerianë, nëntë jemenas, shtatë sirianë,  shtatë palestinezë, shtatë jordanezë, gjashtë libias, pesë tunizianë dhe një pacient libanez.

 

Fajsal Nouh, kryetar i organizatës, tha se disa nga haxhinjt janë liruar nga spitali, ndërkohë haxhinjt të cilët nuk ishin në gjendje për të shkuar në Arafat janë transportuar me makina të ambulancës për të kryer ibadetet e Haxhit.

  

Më shumë se 265.000 haxhinj nga vendet arabe mbërritën në Mbretërinë Saudite për të kryer haxhillëkun këtë vit. Shumica e haxhinjve 68.749, kanë ardhur nga Egjipti, pastaj nga Algjeria, Maroku dhe Iraku.

 

Ndërkohë, spitalet e drejtuara nga qeveria, në vendet e shenjta kanë kryer një sërë operacionesh kirurgjikale të haxhinjve, duke përfshirë pesë operacione në zemër, sipas medieve lokale, duke i cituar të dhënat e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Sipas mediave, në katër ditët e fundit rreth 70.721 haxhinj vizituan objektet shëndetësore në Meke dhe Medine.  

 

Tarik Al-Arnous, kreu i emergjencës dhe në fushën e mjekësisë në ministri, tha se ekipet mjekësore në terren trajtuan rreth 2.780 raste një ditë para Ditës së Arafatit, nga të cilat 76 raste janë transferuar në spitale në vendet e shenjta, Mekë dhe Medine.

 

Vetëm në Ditën e Arafatit, ekipet mjekësore trajtuan 3.638 raste, 93 nga të cilat janë transferuar në spitale, citohet të ketë thënë ai. Ai tha se makinat e ambulancës u vendosën në zonat kryesore më 11, 12 dhe 13 të Dhul Hixhes.

 

Makinat e ambulancës janë të lidhura me sallën e operacioneve në kompleksin e emergjencës, ku një ekip i teknikëve me përvojë kanë  udhëzuar këto automjete përmes rrugëve më të shkurtëra.