Iraku

Harta e re e ISIS-it me Evropë, gjysma e Afrikës, 25% të Azisë

Shteti i ashtuquajtur Shteti Islamik në Irak dhe Siri njoftoi emrat e shteteve që ata kërkojnë për t’i kontrolluar shpejt, pashmangshëm dhe publikuan një hartë.

 

Harta përfshin të gjitha shtetet arabe, gati gjysma e të gjitha shteteve  afrikane dhe shtete të Evropës, përfshirë edhe Spanjën dhe 25 për qind të sipërfaqes së kontinentit të Azisë.

 

ISIS njoftoi përmes disa faqeve të xhihadistëve në internet që ata synojnë të aneksojnë shtetet e mëposhtme: Irakun, Sirinë, Hixhazin, Jemenin, Horasanin, Kurdistanin, Kaukazin, Anadollin, pjesë të Evropës, duke përfshirë Andaluzinë, kurse në Afrikë Magrebin dhe Abisininë.

 

ISIS vuri në dukje se harta e Halifatit Islamik përmban ndarjen e Shtetit Islam në disa shtete (Emiratet) dhe çdo shtet përmban një grup të shteteve. Shteti i Irakut do të përfshin Irakun dhe Kuvajtin. Shteti i Levantit do të përfshin Sirinë, Libanin, Palestinën, Jordaninë dhe Sinain, ndërsa shteti i Hixhazit përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahrejnin dhe Omanin. Shteti i Jemenit do të mbetet i pandryshuar dhe Shteti i Horosanit përmban përmban Iranin, Afganistanin, Uzbekistanin dhe nënkontinentin Indian.