SHBA-ja e ka pjell Frankenshtajnin fundamentalist në Lindjen e Afërt”
C.J. Polychroniou: Në fjalimin televiziv kombëtar me rastin e 13 vjetorit të sulmit mbi SHBA-të me 11 shtator, Obama ka porositur popullin amerikan dhe pjesën e mbetur të botës se SHBA-ja rikthehet në luftë në Irak, kësaj here kundër Shtetit Islamik të vetëshpallur të ISIS-it. A është Iraku punë akoma e pakryer e invazionit amerikan nga viti 2003, apo situata e atjeshme është njëkohësisht rezultati i pashmangshëm i agjendës strategjike, Perandoria e Kaosit”
Noam Chomsky: Në mënyrë të pashmangshme është fjalë e rëndë,
por paraqitja e ISIS-it dhe zgjerimi gjeneral i xhihadizmit radikal është
rezultat natyror i goditjes amerikane me
çekan mbi shoqërinë irakiane të brishtë e cila mezi mbahej pas dekadës së sanksioneve
amerikano-britaneze, të cilët kanë qenë aq
fatale sa që diplomatët e
mirënjohur ndërkombëtar i kanë përcjellë në Kombet e Bashkuara dhe kanë dhënë
dorëheqje në shenjë të kundërshtimit, duke cekur se ato ishin “gjenocidiale”.
Njëri nga analistët mainstream amerikan, më i respektuar i Lindjes së Afërt,
ish operativisti CIA-së Graham Fuller,
para ca kohësh ka shënuar se SHBA-ja është njëra ng a krijuesit kyç të ISIS-it.
SHBA-ja nuk ka planifikuar krijimin e ISIS-it, por nga intervenimet destruktive
amerikane në Lindjen e Afërt dhe lufta në
Irak janë arsyet themelore të cilët kanë sjell gjer te lindja e ISIS-it. Mendoj
se ka të drejtë. Kjo situate është katastrofale për SHBA-të, por ky është
rezultat natyror i invazionit amerikan. Njëra nga pasoja e agresionit
amerikano-britanez ishte ndezja e konflikteve sektare të cilët e shkatërrojnë
Irakun në copa copa dhe të cilët janë zgjeruar në tërë rajon me pasoja të
tmerrshme.
C.J. Polychroniou: Si po duket ISIS-i paraqet lëvizjen e re
xhihadiste, lëvizje me tendencë më të madhe të barbarizmit me qëllim të
realizimit të misionit, të rikrijimit të Kalifati Islamik, por në të njëjtën
kohë me lehtësi të madhe rekruton myslimanët e rinj radikal nga zemra e Evropës
e gjer në Australi, dhe në mënyrë shumë më të mirë se Al- Kaida. Sipas juve pse
fanatizmi religjioz u bë forca kryesore lëvizëse për shumë lëvizje myslimane
gjatë tërë botës?”
Noam Chomsky: Sikurse edhe më parë Britania dhe SHBA-ja kanë tendenca të mbështetjes së Islamit radikal dhe kundërshtojnë nacionalizmin sekular të cilën të dy fuqitë imperialiste i kanë konsideruar si kërcënim më të madh qëllimeve të tyre për dominim dhe kontroll. Kur opsionet sekulare thërrmohen, ekstremizmi religjioz shpesh e mbush vakumin. Më tutje, aleati kryesor i SHBA-së gjatë gjithë dekadave është Arabia Saudite,shteti islamik më radikal në botë, i cila njëheritë është edhe shtet misionar i cili e shfrytëzon pasurinë marramendëse të naftës për zgjerimin e doktrinës ekstremiste vehabiste-selefiste, duke themeluar shkolla, xhami si dhe mënyra tjera të veprimit të saj, njashtu janë edhe burimi primar i financimit të grupeve radikale islamike, sikurse edhe shtetet e Gjirit, të gjithë me radhë aleatët amerikan. Është me rëndësi të shihej se fanatizmi religjioz poashtu po zgjerohet edhe në perëndim, ndërsa demokracia po shkatërrohet. SHBA-ja është shembull i shkëlqyer. Nuk ka shumë shtet në botë në të cilin shumica e popullatës beson se dora e Zotit menaxhon evolucionin, ndërsa gjysma e atij populli konsideron se bota është e vjetër vetëm disa mijëra vite. E sikurse partia Republikane amerikane u bë ekstreme në favorizimin e forcës së korporatave dhe se nuk po mund me politikat e tilla aktuale të fitojë mbështetjen e opinionit publik, janë mbështetur pikërisht në sektorët të cilët tani po bëhen baza e tyre zgjedhore, duke ju dhënë ndikim të rëndësishëm në politikë.”
C.J. Polychroniou: SHBA-të kanë kryer krime të mëdha të luftës në Irak, por dhuna e cila gjatë këtyre ditëve po kryhet mbi civilët e këtij shteti, sidomos kundër fëmijëve dhe njerëzve të përkatësive të ndryshme etike dhe fetare, është poashtu e tmerrshme. Duke marrë parasysh se Iraku ka pas periudhën më të gjatë të stabilitetit politik nën udhëheqjen e Sadam Hyseinit, cilët leksionet didaktike mund të nxjerrë individi nga situate e tanishme e vështirë në këtë pjesë të botës?”
Noam Chomsky: Leksioni elementar kryesor është ai i cila do të duhej të
udhëhiqet sipas normave civilizuese dhe drejtës ndërkombëtare. Dhuna kriminele
e shteteve të shkëputura sikurse që janë SHBA-ja dhe Britania nuk është garancion
për pasojat katastrofale, por vështir mund të befasohemi kur do të vjen gjer ajo”.