Iraku

Al-Sadr: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA kërkon copëtimin e Irakut

Autoriteti fetar i Irakut, Muktada al-Sadr thotë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër grupit Tekfiristë ISIL synon copëtimin e  Irakun.

 

Në një deklaratë të premten,  Muktada al-Sadr tha se nga Shtetet e Bashkuara s’ka asgjë, por veç dëshirë të sëmurë për popullin e Irakut.

 

Kleriku irakian i bëri thirrje qeverisë në Bagdad dhe ushtrisë që të rritin përpjekjet për të çliruar Provincën Ninive nga ISIL-i.

 

Muktada al-Sadr ka qenë një kritik i hapur i sulmeve të vazhdueshme ajrore të udhëhequra nga SHBA në Irak. Sulmet kanë dështuar për t’i ndalur përparimet e militantëve në Irak dhe Siri.

 

Që nga fundi i muajit shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj arabë kanë kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të ISIL-it brenda Sirisë, pa autorizim nga Damasku apo pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. SHBA, gjithashtu, filluan  sulmet ajrore të saj në Irak në fillim të gushtit.

Militantët e ISIL-it kanë bërë përparime të shpejta në pjesën e  Irakut verior dhe perëndimor gjatë verës, pas pushtimit të sipërfaqeve të mëdha në territorin e Sirisë fqinje.

 

ISIL-i ka kryer akte të tmerrshme të dhunës në të dy vendet, Irak e Siri, duke përfshirë edhe prerjen e kokave publikisht dhe kryqëzime, kundër komuniteteve të Irakut si shi’itëve, sunnive, kurdëve dhe të krishterëve.