Egjipt

Al-Azhari do të themelon Kolegjin e Shkencave Islame në Çeçeni

Qendra Islame al-Az’har e Egjiptit ka në plan për të themeluar një Kolegj të Shkencave Islame në Republikën Ruse të Çeçenisë.

 

Sipas të përditshmes el-Javm el-Sabi, themelimi i kolegjit pritet të fillojë brenda disa ditësh.

 

Vendimi për themelimin e kolegjit erdhi pas një vizite të Myftiut të  Çeçenisë në Egjipt në fillim të këtij viti.

 

Gjatë vizitës, Myftiu i Çeçenisë u takua me një numër zyrtarësh të al-Az’harit,  përfshirë edhe Ahmed el-Tajib, Shejhun e al-Az’harit.

 

Shejh Ahmed el-Tajib në atë takim shprehu gatishmërinë e Qendrës Islame për të ndihmuar muslimanët në Çeçeni në mësimin e gjuhës arabe dhe shkencat islame.

 

Çeçenia është republikë ruse, ku më shumë se 95 për qind e popullsisë është muslimane.