Kulturë

Kurs mbi Teologjinë dhe Besimin Islam në Gana

Një kurs mbi Teologjinë dhe besimin Islam do të mbahet nga Qendra Kulturore Iraniane në Universitetin Islamik të Gana.

 

Sipas degës së Agjencisë IQNA në Afrikë, Universiteti Islamik ka ftuar Qendrën Kulturore Iraniane për të organizuar së bashku kursin me Qendrën Shkencore në Departamentin e Universitetit të Fesë.

 

Reza Bakhshajesh, atasheu kulturor iranian në Gana, do të jetë instruktor i kursit.

 

Studimi i fesë, krijimi, ringjallja, profetësia (Nubuvvah) dhe Imamati do të jetë ndër temat e kursit.

 

Kursi ka filluar më 9 tetor 2014 dhe të vazhdojë deri në fund të janarit të vitit 2015.

 

 Universiteti Islamik në Gana është një nga universitetet private në vend afrikan.

 

Universiteti Islamik është themeluar në vitin 1988 si një Institut për Teologji Islame dhe u emërua Shkolla Islamike e Ehlul Bejtit. Kjo shkollë është nën sponsorizimin e Fondacionit Ehlul Bejt të Republikës Islamike të Iranit.