Shqipëri

Instituti bujqësor. Një botë e tretë në mes të tiranës.

Jemi në shekullin e XXI ku mendohet se vendin tonë e ka zaptuar epoka e dixhitalizimit dhe moshës së internetit, madje-madje kur Shqipëria është nën statusin kandidat për Integrim në familjen e madhe Europiane. Mendohet se për shak të këtij dixhitalizimi, Shqipëria fitoi statusin kandidat edhe është pikërisht kjo premisa për Integrim. Lind pyetja vetvetiu: A ka arritur vërtetë Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për tu quajtur një vend europian?

 

Po ta mendosh thellë dhe të bësh një autopsi të përgjithshme në cështjet socjale, do të vërehet se Shqipëria  nuk  është ajo që na sërviret në “pjatancë floriri”. Do të vërehet se ka ende disa kritere që Europa nuk mund ti falë. Nuk i fal sepse janë c’njerzore, nuk i fal sepse janë fatale, nuk i fal sepse janë antihumane dhe nuk i fal sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish. Madje, këto raste vërehen në mes të  Tiranës. Një Tiranë e autoquajtur Meropoli i madh. Një Tiranë që lakmohet nga të gjithë nëpër rrethe. Një Tiranë e ëndërrave rinore apo studentore. Në atë Tiranë ku një pjesë e politikës proteston për Qeveri Kriminale dhe një tjetër për arritje reformash europiane. Në atë Tiranë ku përkrah këtyre situatave, ka njerëz që nuk njohin elementet e para të jetës. Nuk njohin bukën, nuk njohin ujin, le të mos flasim më pas për mirëqenje apo apo për dixhitalizim që nuk diskutohet  ta  zotërojnë. Përkrah mburrjeve qeveritare, pak metra larg qendrës së qytetit, ekzistojnë disa familje që vuajnë në heshtje fatkeqësinë e tyre me sigurinë se zëri nuk do të dëgjohet.

 

Pikërishtë në Institutin Bujqësor, në godinat e sudentëve jetojnë më shumë se 800 familje në gjendje të mjerueshme të jetës. Këto godina kanë qen ish-konvikte për student dhe më pas, me dyndjen e migrimeve nga rrethet, këto godina u dhanë nga shteti kundrejt qerasë së butë mujore, për srehim të familjeve të pastreha. Pavarësisht kontratës së rregullt dhe pagesave të taksave (ujë-drita), në këto godina ka më shumë se 20 vjet që gjendja e jetesës është më skandaloze se ajo e vendeve afrikane. Madje e ngjashme me komunitetin rom të lën pas dore që jetojnë në Baraka pranë lumenjve apo kënetave. Një varfëri ekstreme ku familjet dalin të lypin apo mbledhin mbeturina në kazane plehrash për të nxjerrë lëmosha për të ushqyer

fëmijët. Banesat karakterizohen nga një pasiguri totale dhe një lagështi në maksimum. Higjiena e banjove publike pothuajse nuk ekziston duke vën kështu në rrezik shëndetin e këtyre familjeve.

 

Në cdo fushatë elektorale është premtuar se këto familje do të strehoen nga shteti në banesa socjale të jetueshme kundrejt një kredie të butë me interes 0%  me idenë se këto godina, tashmë në gjendje fatale, do të rikonstruktohen për tu risjellë në gjendje normale për studentët nën mbështetjen e një projekti Kanadez. Mbasi kalojnë zgjedhjet, përgjigja e qeverisë është e tillë: “As për 20 vite nuk kemi ndërmend t’ju nxjerrim që këtu. Kemi projekte të tjera më me rëndësi për të realizuar”!

 

Premtimet boshe, kushtet c’njerëzore, papunësia e banorëve, papërkrahja nga shteti po ua vështirëson dita-ditës jetesën këtyre njerëzve. Në këto banesa dhe në këtë lagje nuk është vën dorë prej 20 vitesh tashmë. Kjo neglizhencë i bën këta banorë të ndihen të papërkrahur edhe të pashpresë. Ata janë zhytur në pesimizmin e varfërisë dhe janë dorëzuar në këtë jetesë pa kushte, madje me tavane mbi kokë të cilat mund të bien nga dita në ditë. Janë bërë pre e kazaneve të plehrave për t’u ushqyer dhe e krahëve të punës ku mbushin ujë nëpër pika shumice me kova edhe bidona. Gjendja është kaq e rëndë sa të kujton vendet e Afrikës së Veriut ku njerzit ushqehen me gjueti casti dhe shuajnë etjen nën tapat e bidonit. Nëse ky rast vihet në dyshim për vërtetësinë e tij, mjafton të vizitohet njëherë të vetme për tu vërtetuar se sa kritike është jetesa e këtyre banorëve në këtë zonë të  Tiranës e harruar edhe e gënjyer tashmë për 20 vite me radhë. Sa më shumë qeveri ndërrohen, sa më shumë premtime bëhen, aq më shumë këta banorë zhyten në varfërinë ekstreme dhe antihumane në një periudhë ku Shteti reklamon vetveten për arritje reformash dhe ngritje të mirëqenjes socjale.

 

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, kërrcënohen psikologjikisht për nxjerrje nga banesat në rast të mospagesës së taksave, por vihet në harresë fakti se sikurse ligji funksionoka për taksa, duhe të funksionojë edhe për të drejat e njeriut dhe mirëqenjen socjale, sepse një Botë e Tretë në mes të Tiranës duhet patjetër të luftohet si fenomen i lig i shoqërisë së sotme ku vendi ynë pret integrimin në Bashkimin Europian. Kurrësesi Europa nuk na pranon me të tilla fenomene në  bërthamë, ku nuk ka punësim, nuk ka përkrahje socjale, nuk ka drejtësi, nuk ka as mirëqenje të jetueshme humane, por mbi të gjitha nuk ka Ligj. Madje-madje nuk ka as tren, si elementi bazë i transportit të njerëzve ku në vendet europiane jo vetëm treni, por Trami apo treni ekspress janë mjete rutinë të transportit ndërqytetar. Pra një jetesë afrikane në mes të kryeqytetit kandidat për në BE nuk është normale. Kjo situatë nuk e ndihmon Shqipërinë në qëllimet politike, por as shetasit për mirëqenje apo inovacjon. Nuk mund të ndodhë kurrësesi derisa në vendin tonë të ketë njerëz që jetojnë nën një varfëri të tillë c’njerëzore që të ngjall horror.

 

Përsakohë Shqipëria do të shohë fenomenin e vetvlerësismit dhe do të jetojë me të shkuarën, këto projekt-progrese nuk do të realizohen kurrësesi, sepse Shqipërisë i duhet patjetër një HERO, i cili ekziston vetëm nëpër filma.

 

CITAT:

“Nëse përpara zgjedhjeve të bëra mik, pas zgjedhjeve të bëj armik të miqësisë sime, në mënyrë që në zgjedhje të tjera të të bëj sërisht mik”!