Suudi Arabie

Arabia Saudite reduktoi vizat për punë në haxh për egjiptianët

Shtatë mijë viza janë dhënë në fazën e parë, kryesisht, për punë teknike dhe shoferë në prag të sezonit të haxhillëkut.

 

Qeveria saudite ka lëshuar 15.300 viza të përkohshme pune për egjiptianët këtë vit, një ulje e madhe në krahasim me 70. 000 viza të përkohshme pune pesë vjet më parë, sipas burimeve në Ministrinë e Haxhit.  

 

Burimet thuhet se ka thënë  se në kohët e fundit vizat e dhëna kanë qenë për të njëjtat vende pune të krijuara më parë për punëtorët egjiptian gjatë  haxhit. Kjo përfshin shoferët e autobusëve të transportit të hanxhinjve, drejtuesit e trenave për në vendet e shenjta, kasapëve në thertore dhe veterinerët.

 

Shtatë mijë viza janë dhënë në fazën e parë kryesisht për punë teknike dhe shoferë në prag të sezonit të haxhit. Faza e dytë e vizave është për punë që do të jenë të nevojshme kur fillon Haxhi, që përfshin  veterinerët, kasapët dhe profesione të tjera.

 

Vizat janë të organizuara bashkërisht nga Ministria e Punës dhe Emigracionit dhe firmave saudite për rekrutimin egjiptian, thanë burimet. Një total prej 20.000 shoferëve egjiptian dhe teknikë kanë aplikuar për punë në Arabinë Saudite gjatë Haxhillëkut të këtij viti, por vetëm 15.300 janë punësuar.

 

Burimet thanë se ministria jep viza në bazë të meritave dhe nuk lejon asnjë favorizimi, apo lobim, intervenim nga pozicionet.

 

Burimet thanë se të gjithë punëtorët e përkohshëm të punësuar për Haxh, nga Egjipti dhe vendet e tjera, do të duhet të arrijnë në Mbretërinë e Arabisë Saudite me 24 shtator 2014.