Destrojeri kinez në vizitën e parë në Iran
Teheran –
Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se një destrojer kinez është ankoruar në një port në Iranin jugor në vizitën e parë të tillë në këtë shtet nga ana e marinës kineze.
Adm. Hussein Azad, shefi i bazës detare në portin jugor të Bandar Abbas, tha se vizita katër-ditore e dy marinave ka për qëllim shkëmbimin përvojës së tyre në fushën e shpëtimit detar.
Gazeta The Sunday tha se destrojeri kinez ishte i shoqëruar nga një anije e logjistikës, të cilat që të dyjat ishin në rrugën e tyre për në Gjirin e Adenit, si pjesë e një misioni ndërkombëtar për të luftuar piraterinë.
Në vitet e fundit Flota e Iranit ka rritur marrëdhëniet e saj bilaterale me vende të ndryshme.
Më herët , në vitin e kaluar një grup i marinës ruse u ankorua në portin e njëjtë, e cila ishte duke u kthyer nga një mision në Oqeani Pacifik.