Kurset për trajnimin e mësuesve të Kur'anit përfunduan në Irak
Edicioni i tretë i kursit për trajnimin mësuesve të Kur'anit me titull Imam Muntadhar u zhvilluan për universitetet e Irakut.
Sipas faqes së informacionit të Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit në Qerbela, kursi u mbajt nga data 28 gusht me pjesëmarrjen e 40 studentëve dhe ligjëruesve nga universitetet e ndryshme të Irakut.
Qendra Dar-ul Kur'an e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit organizoi ceremoninë e mbylljes së kursit më 21 shtator 2014 dhe pjesëmarrësit e kursit morën certifikata.
Sejjid Afdhal Al-Shami, zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të këshillit zyrtar të Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit dhe një numër i anëtarëve të Këshillit ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Duke ju drejtuar ceremonisë, Shejh Hassan Al-Mansouri, kreu i qendrës tha se Kursi Kur'anor u zhvillua me qëllim që ekspertët e trajnimit të përfshihen në mënyrë aktive në arenat Kur'anore-kulturore, veçanërisht në nivelet akademike.
Veprimtarët e Kur'anit do të luajnë një rol me ndikim për të inkurajuar studentët e universiteteve për t'u njohur me mësimet Kur'anore dhe për të parandaluar ata nga devijim, shtoi ai.