Shpërndahen 20.000 kopje të Kur'anit në Kenia
Shoqata e Ringjalljes së Trashëgimisë Islamike (Revival of Islamic Heritage Society (RIHS) me qendër në Kuvajt ka shpërndarë 20.000 kopje të Kur'anit të Shenjtë në mesin e muslimanëve në Kenia.
Sipas gazetës Alan, Farhan Ubaid Al-Shemri, kreu i zyrës së Shoqatës në Provincën Xhahra të Kuvajtit tha se kopjet e Librit Hyjnor, Kur’anit, janë dhuruar për fëmijët muslimanë në Kenia të cilët, i mësonin ajetet Kur’anit përmendësh, duke i lexuar ajetet e Kur’anit të gdhendura në copa druri.
Farhan Ubaid Al-Shemri vuri në dukje se objektivi i Shoqatës për Ringjalljen e Trashëgimisë Islamike (RIHS) është që të botojnë kopje të Kur'anit të Shenjtë në në mënyrë që ketë në dispozicion për të gjithë muslimanët në pjesë të ndryshme të botës.
Ai shtoi se Shoqata deri më tani ka shpërndarë 20.000 kopje të Kur'anit në qendrat e Dar-ul-Kur'anit dhe nëpër xhami në Jemen dhe 10.000 kopje të Kur’anit janë shpërndarë në mesin e xhamive dhe qarqet Kur'anore në Egjipt.
Ai theksoi më tej rëndësinë e shpërndarjes kopjeve të Kur'anit të Shenjtë dhe vuri në dukje se Shoqata do të zbatojë planin, dmth botimin dhe shpërndarjen e Kur'anit të Shenjtë, në të gjithë botën.