Franca

Protesta kundër martesave mes homoseksualëve në qytetet franceze

Dhjetëra mijëra protestuar kundër martesës mes homoseksualëve në Paris, Francë, 5 tetor 2014.
Dhjetëra mijëra protestuar kundër martesës mes homoseksualëve në Paris, Francë, 5 tetor 2014.

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në dy qytetet e mëdha franceze, duke demonstruar mbështetje të vlerave tradicionale familjare dhe kundër martesës mes homoseksualëve.

 

Demonstruesit dolën në rrugë në Paris dhe Bordo të dielën në shenjë proteste kundër teknikave mjekesore për riprodhim për çiftet e të njëjtit seks. Protestuesit kërkuan gjithashtu dhënien fund të përdorimit të nënave surrogate apo zëvendësuese në Francë.

 

Organizator i tubimit, Manif-Pour Tous (Protestë  Për Këdo), tha se metodat e riprodhuese duhet luftuar me çdo kusht. Ky grup ka organizuar një seri protestash masive që nga muaji nëntor i vitit 2012, kur qeveria franceze për herë të parë prezantoi ligjin për martesat mes homoseksualëve.  

 

Protestat morën vrull pasi kryetari  i Francës, Francois Hollande,  nënshkroi  ligjin e martesës së homoseksualëve më 18 Maj 2013. Miratimi nga presidenti Socialist erdhi një ditë pasi Këshilli Kushtetues miratoi projekt-ligjin, duke hedhur poshtë një sfidë nga opozita e krahut të djathtë.  

 

Një sondazh nga Ifop për faqen e internetit Atlantico, ndërkohë, ka treguar se më shumë se 30 për qind e francezëve ishin prapa vlerave për të cilat demonstruan të dielën.

 

Kritikët vazhdimisht kanë thënë se ligji i martesës me të njëjtën gjini do të çojë në shpërbërjen e institucionit të familjes.

 

Ligji ka tërhequr edhe kritika nga ligjvënësit konservatorë si dhe nga myslimanët, protestantët dhe hebrenjt, të cilët kanë kërkuar që Francois Hollande të rishqyrtojë ndikimin e ndryshimit, të themelit të  shoqërisë.

 

Franca është vendi i nëntë në Evropë dhe i katërmbëdhjeti në botë që ka legalizuar martesat mes gjinisë së njëjtë.

 

Disa shtete të tjera evropiane si Holanda, Belgjika, Danimarka, Portugalia, Norvegjia, Spanja dhe Suedia kanë autorizuar martesat e gjinive të njëjta.