Art

Festivali i filmit Rrnoftë Palestina në Malajzi

Viva Palestina, një organizatë joqeveritare me bazë në Malajzi, organizoi ngjarjen e cila fokusohet këtë vit në një qasje rreth femrave të problemit palestinez.

 

Një nga karakteristikat e rëndësishme të kauzës palestineze ka qenë gjithmonë arti dhe kinemaja ku përpjekja e tyre për liri dhe drejtësi portretizohen.

 

Festivali i tretë i filmit zhvilluar në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, ndan të njëjtin qëllim, dërgimin e mesazhit të palestinezëve për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Katër artiste palestineze cilat morrën pjesë në festivalin me veprat e tyre janë duke punuar në krijimin e vetëdijes rreth luftës për paqe, drejtësi dhe pavarësi që po zhvillohet në vendin e tyre.

 

Sigurisht, sulmet e fundit izraelite me shënjestër Gazën kanë dhënë domethënie të veçantë për veprat e tyre artistike në çështjen palestineze dhe interesimi ndaj artistëve është rritur ndjeshëm.

 

Viva Palestina, një organizatë joqeveritare me bazë në Malajzi, organizoi ngjarjen e cila fokusohet këtë vit në një qasje rreth femrave në problemin palestinez. Në mënyrë të veçantë, pikë qendrore e filmave janë paqja, drejtësia dhe liria në Palestinë, tha  Dr. Datuk Musa, në fjalën e hapjes të Festivalit të Filmit Viva Palestina.

 

Ngjarja nuk është e përbërë vetëm nga filmat. Ajo, gjithashtu, përfshin një pazar në të cilin ka veshje tradicionale palestineze, ushqime dhe pajisje të tjera për t’u shitur. Të gjitha të ardhurat do të dërgohen në Palestinë.

 

Zëvendës Shef i  Festivalit Viva Palestina, Siti Xhamila, tha Në këtë festival të tretë vjetor të filmit, qëllimi ynë është që të paraqesë kulturën palestineze me të gjitha aspektet e saj. Një tjetër grua që mori pjesë në festival nga Italia, Jasmine Perni, tha në lidhje me Siti Xhamilen Ajo na ndihmojë shumë për të arritur tek komuniteti i krishterë në Malajzi.