Palestine

Të ndërpritet gjenocidi mbi Palestinezët

Bota duhet të qëndrojë pranë popullit të Gazës, Bregut Perëndimor dhe refugjatëve palestinez, dhe atë për hir të paçes dhe drejtësisë për të gjithë ata të cilët jetojnë në tërë hapësirën e Izraelit dhe Palestinës.
 
Nelson Mandela shpesh ka thënë që “ Palestina është çështja më e madhe morale e kohës sonë”. Pasi që kemi rrëzuar regjimin e aparthejdit në vitin 1994, ai ka shtuar më tej, duke thënë: “Gjersa populli palestinez nuk do të jetë i lirë, ne jugoafrikanët nuk mund të thojmë vetes se jemi të lirë”. Neve rreth një milion jugoafrikan në mënyrë kolektive kemi qenë të tmerruar nga sulmet izraelite mbi popullsinë e Gazës gjatë operacionit ushtarak i cili ka zgjat 51 ditë, si dhe me mizorinë e përhershme të kryer në Bregun Perëndimor. Kur lufta pushoi, mbetëm të shokuar para faktit që bashkësia prej 1,8 milion njerëz ka mbet në rrënojat:Khozaa, Shujaiyya, Beit Hanoun, familjet dhe kuartet e tëra janë zhduk. Sipas shënimeve të Kombeve të Bashkuara, janë vrarë gjithsejtë 2.131 palestinez gjatë kohës së ofensivës izraelite. Nga ata 150 ishin fëmijë, nga të cilët rreth 70% ishin nën moshën 12 vjeçare.
 
Ministria e shëndetësisë në Gazë ka regjistruar 10.918 të plagosur, prej të cilëve 3.312 fëmijë dhe 2.120 gra. Sipas shënimeve të KB-së, 244 shkolla janë granatuar, ndërsa ushtarët izraelit një shkollë e kanë shfrytëzuar si bazë ushtarake. Organizata për drejtat njerëzore Al Mezan ka dokumentuar se më së paku 10.920 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar, prej të cilëve 2.853 në tërësi janë rrënuar, 8 spitale, nga të cilët 6 kanë ndërprerë të punojnë, 46 OJQ-të, 50 anije peshkatare, 161 xhamia, 244 vetura gjithashtu janë goditur. 80% të familjeve në Gazë nuk mund të mbijetojnë dhe varen nga ndihmat humanitare. Fusha bujqësore, në zonat kufitare definohet si tampon zonë të cilin Izraeli njëanshëm po e zgjeron duke gjuajtur në fermerët. Kur njerëzve merren mjete për mbijetesë dhe lëvizja e lirë e tyre, kur të plagosurit nuk mund të marrin ndihmën medicinale, kur të shpërngulurit prapë janë të detyruar të jetojnë në tenda dhe e gjithë kjo ndodh nën sulmet e fuqishme nga toka, uli dhe ajri, gjersa bashkësia ndërkombëtare e gjithë këtë vështron në mënyrë të  qetë dhe njëanshëm armatos Izraelin, si do e kishit quajtur ju këtë?
 
Duke marr parasysh Izraelin dhe veprimet e tij në Gazë, Tribunali i Russellit për Palestinë, gjyqtar krenar i të cilit jam, për herë të parë e ka shqyrtuar krimin e gjenocidit. Profesori John Dugard, gjithashtu gjyqtar i këtij Tribunali, ka sqaruar: “ Gjenocidi është krim mbi krimet. Duhet kushtuar vëmendje të posaqshme kësaj çështjeje. Operacioni ushtarak”Patkoi mbrojtës” ka qenë aq shkatërrues sa që Tribunali i Russellit vlerësoi se është e nevojshme të konstatohet se a është kryer krimi”. Karakteristikat e këtij krimi përfshin, vrasjet, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore si dhe imponimi i kushteve të jetesës të cilët për qëllim kanë shkatërrimin fizik të pjesës, apo në përgjithësi të grupit të caktuar etnik, nacional, racor apo fetar. Për dallim nga krimi kundër njerëzimit, gjenocidi duhet të kryhet me qëllim që grupi i caktuar tërësisht apo pjesërisht të shkatërrohet. Atë që kemi njohur në sesionet e Tribunalit të Rusellit është se gjendemi në kufi të gjenocidit për shkak të aparthejdit të ushtruar. Ashtu që në vepër është kryer  nxitja në gjenocid, e cila është  rrezik real dhe prezent e cila po zgjerohet në shumë shtresa të shoqërisë izraelite, në shtresat shoqërore dhe mediat, që nga tifozët e futbollit, oficerët palestinez, spikerët e mediave, krerët fetar, ligjvënësit e gjer tek ministrat. Banorët e Afrikës Jugore, përveç numrit të vogël të sionistëve dhe simpatizuesve të tyre, janë të tmerruar. Ne kemi përjetuar aparthejdin. Luftëtarët për liri të cilët kanë vizituar territoret e okupuara palestineze unanimisht kanë deklaruar:
Kjo na përkujton aparthejdin, por atë që e pamë është shumë më e rëndë.” Sistemi i aparthejdit në Afrikën Jugore ka pas nevojë për fuqinë e lirë punëtore për të funksionuar ekonomia, dhe për këtë arsye zezakët i kanë mbajtur në jetë. Por edhe më tutje ekzistojnë shumë ngjashmëri me aparthejdin izraelit. Sikurse në Izrael njerëz  “të ngjyrosur” apo “joevropianët” (termet e aparthejdit) nuk kanë pas drejtat e njëjta dhe lirinë e qarkullimit, shtëpitë e tyre në qytetet “ e bardha” kanë qenë të shkatërruara dhe janë transferuar në geto vendbanimet. Janë ballafaquar me pikat kontrolluese, kërkimet degraduese si dhe ngacmime të shpeshta dhe kushte të rënda për lejet e punës. Në rast se nuk e kanë plotësuar njërin nga këto kushte dhe jetonin në qytetin “ e bardhë” menjëherë shkonin në burg. Në çdo rezistencë përgjigjej me represion policor, shkuarje në burg, torturim e ndonjëherë edhe me masakër të kryer sikurse që ishte ajo  më tmerruese në Sharpevilleu në vitin 1960, kur 69 demonstrues të qetë janë vrarë. Porse, asnjë qytet afrikan “të zezë” ose vendbanimi Banustan nuk është granatuar nga ajri apo sulmuar me tanke. Gjatë atyre ditëve trishtuese banorët e Afrikës Jugore kanë mësuar leksionet e luftës. Leksioni i parë ishte se kurrë nuk duhet lëshuar pe ndaj represionit të kryer, por duhet vazhduar të rezistuarit. Në çoftëse do të dorëzoheshin kjo do të thoshte se do të arsyetohej dhe konfirmohej shtypësi. Të dorëzohesh për shkak të frikës apo shokut do të thotë të epet rasti shtypësit të deklaroi se jemi të kënaqur me këtë gjendje. Ata atëherë do të lëvdohen se “zezakëve” të tyre është më mirë se atyre në Afrikën e pavarur. Ashtu që neve jugoafrikanëve, të cilët kemi kaluar nëpër luftë, shumë mirë e kuptojmë të drejtën e njerëzve për të rezistuar tiranisë dhe okupimit.

 

Bile edhe e drejta ndërkombëtare pranon drejtën në rezistencë me armë. Në luftën tonë të aparthejdit neve kemi refuzuar kritikat për ”terrorizëm” të cilëve na dërgonin Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher, ndërsa mirëkuptimi dhe përkrahja që ne jepnin neve për luftën tonë të drejtë na inspironin. Me këtë trashëgimi, neve kemi përdorur solidaritetin ndërkombëtar dhe lëvizjen BDS(bojkot, tërheqjen e sanksioneve dhe sanksionet) dhe kemi kuptuar çka është obligimi ynë moral. Nuk mund të tolerojmë kritikën e cila vien në pyetje të drejtat e popullit palestinez që të rezistojë me të gjitha mjetet e nevojshme. I refuzojmë përpjekjet e atyre që duan të barazojnë dhunën nga atë dyja anët, sipas së cilës do të mund të barazohet terrorizmi i Izraelit dhe rezistenca palestineze. I refuzojmë arsyetimet për”terrorizëm” të lëvizjes së rezistencës palestineze. Nuk pranojmë që “gërmimi i tuneleve” ka qenë i motivuar me qëllime kriminale. Ata kanë të drejtë atë të bëjnë, ashtu që edhe neve ndonjëherë kemi bërë gjatë konflikteve luftarake, sikurse  që hebrenjtë  kanë bërë nga getoja e Varshavës në vitin 1943, kur heroikisht janë rebeluar kundër nazistëve. E kuptojmë që pikërisht kanë qenë tunelet në kufirin e Gazës që i kanë ndaluar forcat tokësore ushtarake izraelite të depërtojnë më thellë dhe të kryen masakër.

 

Demostratat e solidaritetit në qytetet dhe vendbanimet gjerë e gjatë Afrikës Jugore( rreth 200.000 vetëm në Cape Town) kanë ftuar qeverinë e Kongresit Kombëtar Afrikan dhe të gjitha qeveritë në botë të ndalin lojën e thirrjes së të dy anëve që të ndërpresin dhunën, që ishte parakusht për ndërprerjen e zjarrit dhe fillimin e bisedimeve. Shkuam më tej dhe bëmë presion në qeverinë tonë të zbatoj aksionin e BDS kundër aparthejdit izraelit, ashtu sikurse ANC-ja ka kërkuar nga të gjitha qeveritë të bëjnë gjatë luftës sonë dhe të mos thonë se kjo është detyra e shoqërisë civile. Qeveritë janë ato që aplikojnë sanksionet dhe sigurojnë që të zbatojnë edhe sektori publik dhe privat. Të gjeturat e RToP( përgjegjësia për të mbrojt) duhet edukuar dhe mobilizuar qeveritë, institucionet, shoqërinë civile dhe lëvizjet e solidaritetit që të zbatojnë taktikën BDS-së dhe politikës. Hulumtimet më të rëndësishme të RtoP ishte për praktikën izraelite të spastrimit etnik dhe për atë që Tribunali i Rusellit ka karakterizuar si vrasje, përndjekje dhe shfarosje. Sulmi barbar në Gazë në periudhën korrik-gusht 2014 do të jetë fokusi i kampanjës sonë për përgjegjësinë jo vetëm të Izraelit por edhe të shteteve të”anës së tretë”.

Nuk guxojmë të lejojmë Izraelit dhe ndihmësit e tij të kalojnë të padënuar kur është në pyetje shfarosja e një populli të tërë. Duhet të parandalojmë që gjenocidi të ndodh. Atë që e kemi parë në Gazë gjatë vitit 2014 mund të përsëritet dhe do të përsëritet nëse bota vazhdon të hesht.