Siria

Dokumentet tregojnë se Moazzam Begg ka qënë në kontakt me MI5 rreth vizitave të tij në Siri

Dokumentet tregojnë se agjencia i kishte thënë Begg-ut se mund të vazhdonte të punonte për opozitën siriane “i papenguar.”

 

Ian Cobain dhe Randeep Ramesh

 

Rasti kundër ish-të burgosurit të Guantanamos Moazzam Begg ra pasi MI5 i dha policisë dhe prokurororëve një seri dokumentesh që tregojnë detajet e kontakteve të shumta të agjencisë me të, para dhe pas udhëtimit të tij në Siri, ka mësuar Guardian.

 

Dokumentet përfshijnë procesverbalet e takimeve që zyrtarët e MI5 dhe avokatët kanë pasur me Begg-un, ku ai diskutoi planet e udhëtimit të tij dhe shpjegoi se po ndihmonte luftëtarët e opozitës në luftën e tyre kundër regjimit të Bashar Al-Asadit.

Duke parë materialet, prokurorët e kuptuan se kjo vërteton rastin e mbrojtjes së Begg-ut: ai këmbëngul se ka qënë gjithmonë i sinqertë me MI5, dhe tha se agjencia e kishte siguruar se asnjë përpjekje nuk do të bëhëj për ta penguar atë në rast se do të kërkontë të kthehej në Siri.

Avokatët e Begg-ut e dinin se takimet kishin ndodhur në fillim të këtij viti gjatë një seance të hapur dëgjimi në gjykatë ku kishin bërë një përpjekje të pasukseshme për të siguruar lirimin me kusht të Begg-ut.

Të mërkurën, prokurorët i thanë një gjykatësi se “kohët e fundit ata ishin ishin vënë në dijeni për materialin përkatës,” dhe se nuk do të paraqisnin asnjë provë kundër Begg.

Formalisht, gjykatësi e deklaroi të pafajshëm për të shtatë akuzat për terrorizëm me të cilat po ballafaqohej Begg. Gjithashtu, ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh në jug të Londrës disa orë më vonë.

 

Ndërkohë që Begg-ut dhe avokatëve të tij nuk u ishte thënë asgjë në lidhje me përmbajtjen e materialeve të mëparshme sekrete që bënë të mundur lirimin e tij, tani është e qartë se policët dhe prokurorët e përfshirë në rastin e tij janë të zemëruar që ato dokumentet u bënë të ditura vetëm pasi Begg kishte kaluar disa muaj në burg në pritje të gjykimit. Një burim i njohur me çështjen tha se ata besonin se materialet duheshin dorëzuar në fillim të hetimit.

Shërbimi i prokurorisë thotë po të kishin pasur materialet në zotërim, Begg-u nuk do të akuzohej. Megjithatë, pasuritë e Begg-ut janë akoma të ngrira; ai nuk ka të drejtë hyrje në llogarinë e tij bankare, si pasojë e një urdhëri të lëshuar nga Thesari pasi ai u akuzua për terrorizëm. 

 

Urdhëra të tilla janë imponuar ndaj Cage, grupit me bazë në Londër me anë të të cilit Begg-u bëri fushatë në emër të të dyshuarve për terrorizëm, të cilëve u janë mohuar të drejtat ligjore.

 

Burime nga Thesari thanë të enjten se urdhëri nuk do të hiqej automatikisht si rezutat i pafajësisë së tij.

 

Begg-u, 46 vjeç, e kaloi të enjten me familjen e tij në Birmingam si dhe duke u konsultuar me avokatët e tij. Bashkëpunëtorët than se se ai po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër MI5. Ai ka vuajtur nga stresi post-traumatik, si pasojë e burgosjes për tre vjet në burgun e Birmingamit dhe në Guantanamo pas 11 Shtatorit, ku gjatë secilës përiudhë është torturuar. Koha që ka kaluar në Belmarsh e ka përkeqësuar gjendjen e tij.

Pasi shpërtheu lufta civile në Siri në muajin mars 2011, Begg-u ka bërë disa udhëtime në këtë vend. I fundit ka qënë në dhjetor 2012.

Ndërkohë, ai ka hetuar raporte të operacioneve të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe ka intervistuar ish të burgosur të regjimit të Asadit.

Megjithatë, ai pohon se gjatë kësaj kohe ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet sekrete, duke i mbajtur në dijeni të planeve të tij. Kontaktet filluan pasi ai pohoi në blogun e Cage në internet se gjatë një udhëtimi në Siri në korrit 2012, ai kishte zbuluar rolin e MI5 në përgjimin e një telefonate të një disidentit anglo-libanez që jetonte në Siri. Dryshohet se spiunët britanikë kanë informuar shërbimin sekret të Asadit, çfarë bëri që ky përson të kthehej në Libi.

 

Në një postim të mëvonshëm në Blog, Begg-u tha disa muaj pasi kishte bërë këtë pohim, se ishte kontaktuar nga zyrtarët e MI5, “të cilët tha se donin të flisinin me të për pikëpamjet e tij rreth situatës në Siri.”

 

“U thashë atyre se duhet të ishin të vetëdijshëm se po hetoja disa lidhje që kishin të bënin me bashkëpunimin Britaniko-amerikan rreth mënyrës së intepretimit të torturave në Siri. Ata e telefonuan përsëri pasi u konsultuan me avokatët e tyre dhe thanë se e kuptuan këtë dhe se gjithsesi donin të takoheshim. Pranova të flas me ta dhe t’i takoj në një hotel në lindje të Londrës. Avokatët e mij dhe të MI5 ishin të pranishëm.”

Begg-u tha se gjatë takimit,  MI5 ishin të shqetësuar se “britanikët në Siri mund të radikalizoheshin dhe të bëheshin një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare. U thashe se britanikët nuk kishin pse të shqetësoheshin, sidomos pasi politika e jashtme britanike në atë kohë, dukej në favor të rebelëve.”

Begg-u tha se tij iu dha “garanci nga MI5” se mund të kthehej në Siri dhe të vazhdonte punën e tij “ i papenguar.” Megjithatë, një vit më pas, situata në Siri – dhe qëndrimi i Britanisë – ishin bërë më të ndërlikuara, për shkak se luftëtarët islamikë po eklipsonin Ushtrinë e Lirë Siriane sekulare në betejën kundër Asadit.

Pasaporta e Begg-ut u pak pasi si u ndalua në (aeroportin e) Heathrow dhjetorin e kaluar gjatë kthimit nga një udhëtim në Afrikën e Jugut. “U pretendua se në vizitat e mia të mëparshme jam përzier në terrorizëm,” shkroi ai. “Nuk m’u dha asnjë shpjegim tjetër.” Dy muaj më vonë, ai u arrestua dhe u akuzua për vepren penale të terrorizmit.

Amandla Thomas-Johnson, zëdhënësja e Cage, tha: “Moazzam ka qënë i qartë dhe trasparent rreth udhëtimeve të tij në Siri dhe ngjarjeve atje. Madje, edhe ka shkruar për takimin e tij me MI5 disa muaj para se të arrestohej. Është e rëndësishme të kuptojmë pse kjo provë doli në dritë vetëm dy muajt e fundit. Shërbimet sekrete britanike kanë pasur rol në burgosjen  dhe torturimin e tij. Tani e kuptuan ata se e kanë lënë të lëngojë në burg për muaj të tërë?

Burimi: The Guardian